Futboll Seria A Sport

“BARDHEZINJTË” NË KRIZË REZULTATESH/ Camoranesi: Juventus mund të luftojë për titullin vetëm me një kusht…

Mauro Camoranesi, ish-mesfushor i Juventus dhe Italisë, ka folur në një intervistë për La Stampa-n në lidhje me momentin e formës së skuadrës së Allegri-t.

“Juventus ka qenë nje etapë thelbësore në karrierën time. Këtë sezon e ka nisur keq, dhe më vjen shumë keq: pas eksperiencës së gjatë me Allegri-n, janë braktisur shumë shpejt projektet Sarri dhe Pirlo”, ka thënë Camoranesi.

“Megjithatë, unë mendoj se skuadra është e fortë, duhet të mblidhen të gjithë rreth trajnerit sepse vështirësitë nuk kalohen kurrë vetëm. Rezultatet janë pozitive në Champions, në kampionat duhet të rezistojnë sepse, jam i sigurt, nëse bardhezinjtë do të jenë gjashtë ose shtatë pikë larg vendit të parë, asgjë nuk përjashtohet, as titulli”.

Related posts

FATI I KEQ NDJEK SULMUESIN E KOMBËTARES/ Dëmtohet në stërvitje në momentin më të mirë

F.autor

“TITULLI? KAMPIONATI LUHET PËR TË FITUAR NDESHJET”/ Mesfushori Kessie: Objektivi ynë është të rikthehemi në…

Delo.autor

Fiorentina-Juventus, “Zonja” kërkon kreun në fushën e rivalëve të përjetshëm

Q.Autor

Leave a Comment