Futboll Sport

FTESË E VEÇANTË NGA LOTITO/ Edi Reja bëhet trajner i Vatikanit për… 1 ndeshje

Ditën e djeshme në Romë të Italisë është zhvilluar një sfidë miqësore mes zyrtarëve dhe punonjësve të Vatikanit dhe punonjës të Organizatës Botërore të Romëve. Kjo ishte një sfidë bamirësie e kërkuar nga vetë Papa, por në ndeshje ka pasur dhe personazhe speciale të ftuar.

Arbitër i ndeshjes është caktuar sulmuesi i Lacios, Ciro Imobile ndërsa në stolin e ekipit të Vatikanit ka qenë trajner i Kombëtares, Edi Reja. Reja ishte i ftuari special i presidentit të Lacios, Klaudio Lotito ndërsa pas miqësores, për mikrofonat e ‘’Lazio Style’’, tekniku i Shqipërisë u shpreh:

Miqësorja dhe ftesa nga Lotito: “Kisha rolin special të trajnerit të skuadrës së Vatikanit, më thirri Lotito dhe unë pranova ftesën, duke përfituar edhe nga rasti të përshëndes miqtë e vjetër, sepse nuk kam parë askënd që kur jam larguar. Në krahasim me kohën kur unë u largova, Qendra Sportive është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, urime presidentit’’.

Lacio-Juve: ‘’Dje më pëlqeu Lacio, sidomos në pjesën e parë. Penalltia e parë e komplikoi lojën, duke marrë një tjetër rrjedhë. Juventusi luajti një lojë të fortë në mbrojtje, Lacio dominoi në mbajtjen e topin, por nuk arriti të jetë i mprehtë para portës, edhe falë mungesës së Çiro Imobile’’.

E ardhmja e Lacios: ‘’Pas Juventusit do të ndeshen në Moskë dhe më pas me Napolin: të luash të enjteve është gjithmonë e ndërlikuar, e këshilloj Sarrin të heqë dorë nga Liga e Europës (qesh). Për të qenë konkurrues në të dyja frontet duhen skuadra të plotësuara, pasi luan çdo tre ditë, edhe duke marrë parasysh angazhimet e ekipeve kombëtare’’.

Kujtime nga derbi i Romës: ‘’Fitimi i derbit në minutën e 93-të me golin e Kloses ishte kënaqësia më e madhe e karrierës sime si trajner, së bashku me ngjitjen në Serinë A kur isha në krye të Napolit: një derbi i fituar si ky ishte gëzimi i papërmbajtshëm’’, ishin fjalët e teknikut Edi Reja.

Related posts

Tirana me projekt serioz, synon rikthimin e madh dhe ëndrrën “titull”

Isa.Autor

KAOS TOTAL/ Vetëm 4 pikë në 5 ndeshjet e fundit, Skënderbeu në krizë të thellë rezultatesh

Isa.Autor

Kombëtarja e Brazilit publikon fotografinë e Kupës së Botës (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment