Futboll Sport

MBROJTJA “FUT UJË”/ Milan në alarm, Fiore shfaqi problemin më të madh të “djallit”

Stefano Pioli nuk përdori lojëra fjalës pas sfidës kundër Fiorentiës ku kuqezinjtë pësuan humbjen e parë sezonale në Serie A, trajneri ishte i qartë duke theksuar se ekipi i tij pëson gola të lehtë, gola banal, gjithashtu lojtarët bëjnë gabime individuale. Në fakt ky është realiteti i hidhur, të cilin e pohoi edhe Simon Kjaer, i cili nuk flet kurrë kot. Milan është një skuadër më shumë potencial por këto gabime individuale po i kushtojnë shtrenjtë, si në golin e parë të shënuar nga Fiorentina ku as Tatarusanu e as Gabbia nuk reaguan si duhet, apo në golin e katër ku një dorë ia dha dhe Theo Herandez

Këto gabime individuale i kanë kushtuar Milan më shumë në Champions League, ndërsa në kampionat kanë pasur forcën për të reaguar. 15 gola ka pësuar Milan në 13 javë kampionat, më shumë se një gol për ndeshje. Lajmi i mirë është se kalendari i vjen në ndihmë pas humbjes së parë, kuqezinjtë presin fillimisht Sassuolo dhe Salernitana, më pas luajnë kundër Genoa në transfertë, në letër janë 9 pikë që Milan duhet ti fitojë.

Related posts

Zyrtare/ Lojtari i Milanit transferohet te Boca Juniors

Q.Autor

ISLANDA, “TRENI I FUNDIT” PËR NË “EURO 2020″/ Ndryshimet e kombëtares sonte në ‘Elbasan Arena’ (FORMACIONI)

Delo.autor

MBYLLI KARRIERËN ME 29 FITORE/Festë e “çmendur” në Dagestan për triumfin e Khabib ndaj Gaethje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment