Futboll La Liga Sport

ANALIZA/ Hazard po luan gjithnjë e më pak për Realin, ai është vetëm hija e futbollistit që ka qenë dikur

Anësori i Real Madridit, Eden Hazard, është duke luajtur gjithnjë e më pak, ndërsa është përfshirë vetëm 12 minuta në tri ndeshjet e fundit të skuadrës së tij.

Duket sikurse futbollisti belg po zbehet nga fotografia e madhe në Estadio Santiago Bernabeu dhe është e qartë se ka mbetur prapa në zgjedhjet e trajnerit Carlo Ancelotti.

Jashtë njëmbëdhjetëshit të Realit

Ishte pritur përfshirja e tij në formacioni startues kundër Rayo Vallecanos, duke qenë se Rodrygo është i lënduar, mirëpo trajneri e inkuadroi Marco Asension, derisa Hazard pati vetëm shtatë minuta në dispozicion.

Strategu italian është duke luajtur me formacionin 4-3-3, ashtu që belgu duhet të qëndrojë në bankën rezervë dhe të luajë vetëm me raste, diçka që do të dukej e pabesueshme para dy vitesh kur ai erdhi nga Chelsea për aq shumë para.

Vinicius është njeriu kryesor

Arsyeja e mungesës së minutazhit të Hazard këtë sezon ka qenë forma e mirë Vinicius Jr. Braziliani ka bërë një hap të madh përpara dhe po luan si një yll i rëndësishëm, diçka që belgut i ka mungur që nga dita e parë te Mbretërit.

Kjo do të thotë se minutazhi në krah është i rezervuar për Vinicius, derisa në sistemin e lojës së Ancelottit nuk ka vend për pozitën e ‘numrit 10’, njëherësh Hazard ka mbetur edhe prapa Rodrygo, Asensio, Lucas Vasquez dhe ndoshta edhe prapa Gareth Bale në krahun e djathtë.

Belgjika mbetet një oazë për të

Derisa Hazardi i Real Madridit është vetëm hija e lojtarit që dikur ka qenë, Hazardi i Belgjikës mbetet një lojtar kyç.

Ekipi përfaqësues mbetet një oazë për 30-vjeçarin, përkundër frustrimeve në Madrid. Belgjika është vetëm tri pikë larg garantimit të një vendi në ‘Katar 2022’ dhe Eden shpreson të ketë një vend udhëheqës në ndeshjet ndaj Estonisë dhe Uellsit.

Përzgjedhësi Roberto Martinez e ka të qartë se anësori ka nevojë për lojë, por mendon se duke luajtur për përfaqësuesen mund t’i ndihmojë të përfshihet në planet e Ancelotti.

Related posts

LAJM I MADH/ Paolo dhe Daniele Maldini fitojnë betejën me koronavirusin!

Delo.autor

FUTBOLLISTI I LIVERPOOL AKUZOHET PËR NGACMIM SEKSUAL/ Denoncimi i vajzës: Mbetëm vetëm dhe filloi të më prekte

Delo.autor

E BUJSHME/ Shevchenko gati për rikthimin tek ish-skuadra e tij, pritet t’i zërë vendin…

Delo.autor

Leave a Comment