Futboll Premier League Sport

“MË VJEN KEQ TA THEM, POR…”/ Legjenda Henry: Ja çfarë i duhet Arsenal-it për të fituar Premier League

Pas një fillimi jo shumë të mirë të sezonit, Arsenal-i i Mikel Arteta-s duket se ka marrë veten.

Topçinjtë, në fakt, nuk kanë pësuar asnjë humbje në nëntë ndeshjet e fundit, në cilat ka marrë gjashtë fitore, duke u ngjitur deri në vendin e shtatë të renditjes, me pikë të barabarta me United, që ka luajtur një ndeshje më shumë.

Për londinezët ka folur një nga golashënuesit më të mirë në historinë e klubit, Thierry Henry, i cili ka shpjeguar se në çfarë mënyre ish-skuadra e tij mund të kthehet të fitojë Premier League:

“Mendoj se Topçinjtë kanë nevojë për katër blerje, për shtyllën kurrizore. I duhet një portier, një qendërmbrojtës i ri, një mesfushor që mban topin dhe, më vjen keq ta them, një sulmues i madh. Vetëm kështu do të mund të fitojnë përsëri”, ka thënë Titi.

Related posts

Partizani harron turpërimin në Kukës, nis e mbjell pemë… (FOTO)

Sadik.Autor

Disa skuadra në garë për “Neymarin e vogël”, Neres pritet të largohet nga Holanda

Q.Autor

“EPOKA E RE”/ Ardian MEMA “provën” e parë e ka sot brenda familjes (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment