Bundesliga Futboll Sport

I INFEKUAR ME COVID-19/ Ende i pavaksinuar, Bayern mendon t’i presë rrogën titullarit të rëndësishëm (EMRI)

Pas testit pozitiv me COVID të Nikas Zyles, katër lojtarë të tjerë kanë hyrë në karantinë. Cili nga këta është i pavaksinuar, duhet të shqetësohet për pagën e tij.

Klubi i Bajernit po mendon seriozisht për të bërë një hap të rëndësishëm drejt uljes së pagave për lojtarët që nuk janë vaksinuar dhe testohen pozitiv me COVID.

Pushimin e kombëtareve klubi më i titulluar në Gjermani po e shfrytëzon për të futur një rregull të ri për të gjithë pjesëtarët që nuk kanë kryer ende vaksinën.

Pas Julian Nagelsmanit, i cili u detyrua të qëndronte 2 javë në karantinë për shkak të infektimit, tani dhe pesë lojtarë të tjerë rrezikojnë të qëndrojnë jashtë duke bërë që në ndeshjen e radhës skuadra bavareze të luaj e limituar.

Zyle edhe pse i vaksinuar, nuk i shpëtojë infektimit, ndërkohë që Kimish, Musiala, Gnabri dhe Çupo-Moting duhet të qëndrojnë të diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës pasi kanë pasur direkt kontakt me mbrojtësin e kombëtares gjermane.

KIMISH RREZIKON ULJE PAGE

Lojtarët e pavaksinuar mund ta paguajnë shtrenjtë qëndrimin në karantinë. Bajernin e lejon ligji që ka hyrë më datë 1 nëntor në fuqi, që të mos paguajë lojtarët që nuk janë vaksinuar dhe infektohen ose detyrohen të hyjnë në karantinë për motive të ndryshme.

Eksperti i ligjit, Joakim Rain, është i bindur për faktin se klubi i ka të gjitha mundësitë për ta bërë një gjë të tillë. “Klubet kanë të drejtë që të mos paguajnë asnjë lojtar ose pjesëtar të skuadrës nëse këta të fundit nuk vaksinohen.

Gjykata do ta lejonte këtë gjë nëse, sipas tyre, klubi nuk i ka detyruar ata që të vaksinohen. Kjo, pasi është e ndaluar me ligj që institucionet të detyrojnë punonjësit për t’u vaksinuar”.

Kjo mund ta detyrojë Kimishin që të vaksinohet dhe t’u japë fund debateve për këtë çështje. Bajerni do të ishte më i qetë nëse lojtari nuk do ta detyronte klubin të vepronte ligjërisht duke i mohuar atij rrogën në kohën kur ndodhet të karantinë.

Related posts

Përfundon shorti/ Përcaktohet kalendari i plotë i Serie A

Isa.Autor

Ricciardo shikon mundësitë e tjera, pavarësisht fitores me Red Bull

Sadik.Autor

GOLI HISTORIK NË KARRIERË/ “Jashtëtokësorit” i duket porta e vogël

Delo.autor

Leave a Comment