Futboll Kategoria Superiore Sport

U NDËSHKUA NGA DISIPLINA/ Dëm 24 milionë lekë, Tirana me “dhimbje koke” prej tifozëve

Komisioni i Disiplinës nis të zbatojë goditjen e klubeve. Edhe në mbledhjen e fundit shumë skuadra të Superiores e kanë pësuar. Një nga to është edhe Tirana, që është ndëshkuar me 50 mijë lekë gjobë. Për Tiranën kjo nuk është gjë e re, sepse është hera e pestë që ndëshkohet. Deri tani fatura për Disiplinën ka shkuar 4 milionë lekë të vjetër.

Në fakt, ndëshkimi ka nisur më 21 shtator me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Për të vazhduar më 1 tetor 2021 me 50.000 lekë, më 20 tetor 50.000 lekë.

Në derbi bardheblutë ndëshkohen me 200.000 lekë dhe dje me 50.000 lekë. Ndëshkimet kanë qenë ekzemplare, ndërsa komisioni nuk është kursyer në asnjë moment, teksa ka ndëshkuar me gjobë çdo sjellje të tifozëve.

DËMET – Tiranës i është dashur që të dëmshpërblejë edhe një shumë të madhe financiare prej dëmtimeve të stolave në stadium. Ndonëse nuk ka një shifër zyrtare, Tirana dhe Partizani vetëm në derbi paguan 17 mijë euro.

Te bardhebluve mësohet se shuma ka shkuar rreth 20 milionë vetëm për karriget. Edhe në sfidën me Dinamon ka pasur dëme, ndërsa të dyja klubet do të paguajnë për to.

TË TJERËT – Si zakonisht, veç Tiranës, këtë herë është ndëshkuar edhe Dinamoja, që paçka se kishte një numër të vogël tifozësh, këta të fundit kanë bërë dëmtime në karriget e “Air Albanias”.

Ndëshkimet me 1 milion lekë të vjetër marrin si zakonisht dyshja Teuta-Partizani që nuk respektojnë simbolet e Ligës, ndërsa edhe Egnatia e Skënderbeu marrin nga një pesëshe.

STADIUMI – Bardheblutë, të kuqtë dhe çdo ekip tjetër që dëshiron të marrë me qira stadiumin “Air Albania”, duhet të shkundë xhepat. Kështu, qiraja e stadiumit është 8 milionë lekë.

Nëse stadiumi kalon 40 milionë lekë të vjetër arkëtime nga biletat, nuk paguhet 8- milionëshi, por stadiumi merr 25% të arkëtimeve.

Tetë për qind të arkëtimeve merr shitja e biletave, ndërsa 3% janë stjuardët që ruajnë sigurinë në impiant. Shkurt, në një derbi, Tirana dhe Partizani paguajnë një të tretën e arkëtimeve.

Related posts

ZYRTARE/ Chiellini largohet nga Juventus pas 7 vitesh, e pret skuadra e Serisë B

Delo.autor

RIKTHEHET NË FUSHË PAS COVID-19/ Ja kur zhvillohet gjyqi në KAS për fantazistin Bajrami…

Delo.autor

Gattuso nuk është ai i dikurshmi, thotë se ndihet i vjetër për zënkat në fushë

Delo.autor

Leave a Comment