Boks Sport Të tjera

I JASHTËZAKONSHËM/ Rezultat historik në Serbi, Alban Beqiri në gjysmëfinale të Botërorit të boksit

Boksieri Alban Beqiri ka bërë një tjetër paraqitje fenomenale në Botërorin e Boksit që po mbahet në Serbi, duke arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.

Në ndeshjet e mbyllur para pak minutash, Beqiri mposhti në çerekfinale jordanezin Zejad Eashash në duelin e peshave 67-71 kg. Me një boksim të shkëlqyer dhe me një teknikë të jashtëzakonshme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, Beqiri triumfoi me rezultatin 4-1.

Tashmë minimalisht boksieri kuqezi ka siguruar medaljen e bronzit, që është një rezultat historik për Shqipërinë. Kjo ishte fitorja e katërt e Alban Beqirit në Botërorin që po mbahet në Beograd.

Related posts

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Arsenal-Dundalk. Rezultati 3-0

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Gjigantët e Premier League, vëzhgues special për Rabiot në Francë-Zvicër

Delo.autor

DO TË SFIDOJNË KUQEZINJTË/ Flet Ranieri: Kualjarela për ne, si Ibrahimoviç për Milanin

Delo.autor

Leave a Comment