Futboll Sport

“IBRAHIMOVIC ËSHTË NJË FITUES I LINDUR”/ Shaw: E donim të gjithë dhe u tronditëm kur u dëmtua

Tashmë e dinim që Zlatan Ibrahimovic ishte një fitues në çdo kuptim, një kampion i fiksuar pas fitores. Për ta konfirmuar këtë, megjithatë, këtë herë është një tjetër ish-partner i tij…

Mbrojtësi i Mancherster United dhe Anglise, Luke Shaw luajti përkrah gjigantit suedez në Old Trafford për dy sezone (2016-2018) dhe foli për të gjatë një interviste në Twich.

Këto janë fjalët e mbrojtësit të Djajve të Kuq, të raportuara në faqen e internetit të Gianluca Di Marzio: “Ai është një fitues i lindur, por është një i çmendur. Me të nuk mund të ndaloje përqendrimin as për një sekondë, as në stërvitje.

Nëse do të ishe në një ekip me të dhe nuk do të fitoje ndeshjen, qofte stervitore, do të kishe vdekur. Ju mund të pyesni të gjithë shokët tanë: ata do të konfirmojnë se ishte ashtu”.

Shaw më pas vazhdon duke komentuar për karakterin e sulmuesit kuqezi dhe sa i pëlqyer ishte nga të gjithë në Mançester: “Ai bënte shaka gjatë gjithë kohës, por ju e dinit kur ishte koha për t’u ndalur dhe për t’u bërë serioz. Ishte pikërisht ajo që duhej në një grup. Lëndimi i tij (Ibra theu ligamentin e kryqëzuar në gjurin e tij) ishte një tronditje për ne. Të gjithë e donim shumë”.

Related posts

SITUATA/ Kupa e Afrikës tremb gjigantët e Europës

Delo.autor

PRANON KAPITULLIMIN NË CHAMPIONS/ Ish-kapiteni i Milanit: Më shumë se kaq nuk mund të bënte

Delo.autor

E ARDHMJA E TIJ NJË HAP LARG/ Ylli i Ajaxit: Unë tek Juventus? Nuk ka ndryshim, këta zëra nuk…

Delo.autor

Leave a Comment