Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA “MACJA E ZEZË” E TIRANËS/ “Djemtë e Detit” i falen golit të Lorenco Vilës dhe mposhtin kampionët

Historia nuk ndryshon as këtë sezon. Teuta mbetet një makth për Tiranën, që e ka mposhtur përsëri me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore.

Në stadiumin e Pogradecit, u zhvillua një ndeshje spektakolare, me Teutën që u shfaq më e saktë në rastet që iu dhanë. Ishte Lorenco Vila, i cili pas një krosimi të marrë nga Dejvi Bregu nga goditja e dënimit, ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit Bekaj.

Pjesa e dytë foli e gjitha për skuadrën e Egbo, që iu afrua disa herë golit të barazimit por pa sukses. Kobina në minutën e 80’, lëvizi bukur nga krahu i djathtë, pro gjuajtja e tij u ndal te shtylla, ndërsa Vangjeli dy minuta më vonë, kishte përsëri një mundësi të artë shënimi, por u ndal në fund nga portieri Frashëri.

Teuta kështu regjistroi fitoren e parë për këtë sezon, ndërsa Tirana pësoi humbjen e parë.

Related posts

DORËZOHET BARCELONA/ Mesi largohet në fund të sezonit. Ja te cila skuadër do vazhdojë karrierën

Delo.autor

TRONDITËSE/ Bëhet virale, Maradona vuan nga një sëmundje që po e çon drejt…

Delo.autor

NDRYSHIME TË MËDHA NË KLUB/ Ja tre lojtarët që do të largohen të parët nga Real Madrid vitin e ardhshëm…

Delo.autor

Leave a Comment