Futboll Sport

IMITOI DEL PIERON/ Uzuni realizon super gol në Europa League, buzëqesh dhe Reja

Myrto Uzuni është pa diskutim një nga legjionarët më në formë. Sulmuesi kuqezi po kalon një moment magjik, këtë e vërtetoi sërish në sfidën përballë Celtik, duke realizuar një super gol. Në minutën e 86-të, në atë që konsiderohet zona Del Piero, me një trajektore të pakapshme, Uzuni dërgoi topin në rrjetë duke ngushtuar shifrat në 2-3.

Për fat të keq, goli i Uzunit ishte thjeshtë një gol personal pasi nuk i shërbeu Ferencvarazos të merrte pikën e parë në fazën e grupeve në Europa League, duke vijuar të qëndrojnë në vendin e fundit, me shanse thuajse zero për të vijuar më tej. Kjo ishte ndeshje e tretë radhazi që Uzuni shënon për Ferencvaros, një lajm shumë i mirë për trajnerin Edy Reja përpara sfidave të nëntorit kundër Anglisë dhe Andorra.

Related posts

Pamje: Supermeni “ekziston” dhe është portier

Q.Autor

U PËRJASHTUA NGA “US OPEN” PASI GODITI ME TOP GJYQTAREN/ Reagon tenisti Djokovic: Ndodhi pa kurrfarë qëllimi…

Delo.autor

Formacionet më të mira të Guardiolës dhe Mourinhos me lojtarët që kanë trajnuar (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment