Futboll Seria A Sport

“JUVENTUS NUK ËSHTË PËR TITULL”/ Moggi: Mourinho? Nuk bën më për të qeshur

I ftuar në 1 Station Radio, Luciano Moggi, ish-drejtues i Napoli-t dhe Juventus-it, ka folur për Champions League, kuftën për titull në Serinë A dhe trajnerin e Roma-s, Jose Mourinho.

“Milan është përballë me skuadra më të forta në Champions League. Edhe Porto nuk është një skuadër që duhet nënvlerësuar, besoj se mund të thotë fjalën e saj në Europë”, ka thënë Moggi.

“Serie A është sigurisht më e lehtë se kompeticionet europiane, sepse gabimet mund të rikuperohen në kampionat, ndërsa në Europë duhet t’i fitosh të gjitha”.

Në lidhje me Juventus-in: “Po bën një rrugë të kundërt në krahasim me kuqezinjtë, por, me përjashtim të Chelsea-t, është përballur me skuadra të dorë së dytë. Nëse do të mundin Fiorentina-n, do të mund të kthehen të frikshëm edhe në kampionat, por titulli është i paarritshëm.

“Fajet e kësaj situate duhet të ndahen: kanë kthyer Allegri-n, i cili kishte një skuadër më të fortë në dispozicion kur është larguar. Ndërsa, sot, mungon mesfusha. Allegri nuk ka shkopin magjik.

“Titulli? Për momentin them Napoli, më pas vjen Milan-i por duhet të presim derbin për të kuptuar ambiciet e Inter-it. Mourinho? Arbitrat gabojnë shumë, por ai nuk bën më të qeshë me teatrin e tij”.

Related posts

NË PRAG TË SEZONIT TË RI NË FORMULA 1/ Piloti Verstappen: Hamilton nuk është Zoti!

Delo.autor

Zidane suprizon me deklaratat për Benzema, dëshpërohen tifozët e Realit

Q.Autor

RONALDO KËRKOI VETË LARGIMIN/ Marrota dhe Mendes zbulojnë “operacionin Cristiano”

Isa.Autor

Leave a Comment