Futboll Sport

Guri në ekstazë, zbulon si i motivoi trajneri Pacult

Sindrit Guri ishte heroi i Kukësit në Korçë, duke shënuar një gol të shkëlqyer nga goditja e dënimit. Një gol që ja ka rritur edhe më tepër çmimin në merkaton, teksa sot në stadiumin e Skënderbeut, menaxherët ishin të shumtë për ta parë në veprim sulmuesin shkodran. Ai shfaqet i kënaqur me golin dhe interesin që kanë treguar klubet e huaja ndaj tij, por theksoi se objektivi i tij është ta mbyllë sezonin sa më mirë me Kukësin.

“Preferoj të shënoj sa më tepër, pasi çdo sulmuese këtë dëshiron. Jam shumë i kënaqur, që goli im pati vlerën e tre pikëve. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe në këto ndeshje që na kanë mbetur”, tha fillimisht shkodrani.

Goli nga goditja e dënimit – “E provojmë dhe në stërvitje, dëshira rezultoi e saktë. Edhe me Partizanin e sot. Uroj të shënoj sa më tepërt. Kam besim te vetja dhe ia dola. Shpresoj të vazhdoj kështu”.

Menaxherët në tribunë – “Nuk e mendoj fare dhe fokusohem tek detyrat që më jep trajneri. Sot ai nuk na përgatiti për një ndeshje, por një betejë. Nuk donim që Skenderbeu ta festonte titullin në sytë tanë dhe e realizuam këtë objektiv”.

Klubet e interesuar – “Nuk e di të them të drejtën se nga vijnë menaxherët, e rëndësishme është që janë këtu. Unë jam i fokusuar vetëm tek ndeshja dhe detyrat që më jep trajneri. Shpresoj të luaj jashtë, por kjo pjesë i takon menaxherit tim”.

Penalltia – “Nuk e mbaj mend mirë, sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt, gjithsesi mendoj se ishte penallti, pasi nuk kisha bazament. Unë lëviza me topin dhe e shtyva dhe njëherë. Aliti ishte shtrirë dhe shkela te këmbët e tij. Mendoj që është penallti. Gjithsesi atë e vendosin specialistët”.

E mendon të grisësh kartonin si shkodran? – “Nuk e kam menduar këtë pjesë. Kam folur dhe me drejtuesit dhe unë duhet të fokusohem vetëm tek ndeshja dhe të mos merrem me vendimet e arbitrit. Puna ime është vetëm të përqendrohem në fushë dhe të jap më të mirën”.

Related posts

KATAR 2022/ Pas një super asist nga Koke, sulmuesi Morata ndëshkon Greqinë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Handanovic: Borja Valero është mbretëresha e Inter, Perisic është një kalë i çmendur

Q.Autor

GRABITEN SHPESH/ BEFASON klubi i njohur: Ju lutemi të mos luajmë në mbrëmje pasi…

Isa.Autor

Leave a Comment