Futboll La Liga Sport

LIVERPOOL-ATLETICO MADRID/ Henderson për mikun rival: Kam mësuar shumë nga ai, shpresoj që tifozët…

Kapiteni i Liverpool-it, Jordan Henderson, ka dhënë një mesazh të bukur fair play dhe respekti për ish-shokun e skuadrës dhe rivalin e mbrëmjes së sotme, Luis Suarez.

Të Kuqtë do të përballen me Atletico Madrid në Champions League dhe uruguaiani do të jetë rreziku numër një për skuadrën e Klopp-it.

“Flas shpesh me Suarez. Ai ka bërë gjëra të mëdha për Liverpool-in dhe duhet të them se ka qenë shumë i rëndësishëm edhe për mua. Ka ndihmuar gjithë Liverpool-in. Më ka ndihmuar mua të rritem dhe gjithë skuadrën”, ka thënë Henderson për The Guardian.

Në lidhje me ndeshjen e sotme: “Nuk duhet ta them unë që Suarez është një sulmues i jashtëzakonshëm. Një rrezik i vazhdueshëm. Tashmë është në nivelet më të larta prej shumë vitsh.

“Si do ta presin tifozët? Nuk mendoj se do të pritet keq ose do të bezidset gjatë ndeshjes. Përkundrazi. Shpresoj që tifozët ta presin me një duartrokitje të madhe. Do të ishte bukur nëse do të merrte një pritje të bukur në Anfield”.

Related posts

Duro prezantohet te Kamza/ Dua të lë shenjë si trajner, në renditje mund të kalojmë edhe…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Rroca mbërrin në Stamboll, prezantohet te klubi i Ligës së Parë turke

Delo.autor

ËSHTË NJERIU I MOMENTIT TEK MILAN/ Por Theo Hernandez paguhet më pak se lojtarët e stolit

Delo.autor

Leave a Comment