Futboll Seria A Sport

KAMPIONATI ITALIAN/ Immobile shkruan historinë e Lazio-s, Buffon vendos rekordin e errët të karrierës

Lazio sot ka fituar 3-0 ndaj Salernitana dhe mes golave të shënuar duhet të pasqyrohen dy të dhëna. Ai i Luis Alberto-s ishte i 500-ti për futbollistët spanjollë në Serie A, ndërsa Immobile është futbollisti i parë në historinë e Lazios që shënon 10 gola e sipër në gjashtë sezone radhazi në Serie A!

Por, sot ka pasur edhe një rekord negativ në Itali. Parma e Gianluigi Buffon është mundur 4-0 nga Leçe dhe të gjitha golat janë shënuar në pjesën e parë.

Sipas statistikave, Buffon ka pësuar për të parën herë në karrierën e tij katër gola që në pjesën e parë. Parma luan në Serie B këtë sezon.

Related posts

Perisic: Po të mos isha bërë futbollist, sot do të isha…

Delo.autor

ROMARIO, CRUYFF DHE NUMRI 10/ Braziliani tregon historinë epike të Barcelonës: E refuzova dhe nuk ma pranoi

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Gati oferta 10 milionë euro për Albian Ajeti nga dy klubet e Premier…

Delo.autor

Leave a Comment