Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ Ditë asistesh, mesfushorët e përfaqësueses shkëlqejnë me skuadrat e tyre (VIDEO)

Klaus Gjasula kthehet si protagonist me skuadrën e Darmshtad, duke e ndihmuar që të marrë një rezultat shumë të rëndësishëm në Bundesligën 2 përballë gjigandëve të Shalkes. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare dha një asist në suksesin që afron klubin e tij me grupin e skuadrave që luftojnë për ngjitjen në elitë.

I kthyer titullar pasi ka lënë pas situatën me COVID, Gjasula ndihmoi ekipin me një asist për Honsak në minutën e 23-të, për të përmbysur rezultatin në 2-1 në ato momente. Darmshtad fitoi me rezultatin 4-2 sfidën dhe tani e sheh veten në vendin e 4-t në renditje, vetëm 3 pikë larg kreut që mbahet nga St. Pauli.

Ndërkohë, në Republikën Çeke, një asist i Kristi Qoses ka sjellë barazimin 2-2 të skuadrës së Karvinës ndaj Slovaçko. Harkimi perfekt në minutën e 81-të u dërgua në rrjetë nga Marko Tulio, duke i dhënë një pikë klubit të Qoses që në këtë sezon po lufton për të mos rënë nga kategoria, pasi aktualisht mban vendin e parafundit në klasifikim me 5 pikë pas 12 ndeshjesh.

Related posts

TOTTENHAM – MAN UNITED/ “Djajtë e Kuq” kërkojnë fitoren e gjashtë radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TALENTI PREMTUES/ Sarri përfundon nën akuzë: Kam frikë për karrierën e tij

Isa.Autor

“TËRMET 7 BALLË” NË BUNDESLIGA/ Bayern luan tenis me Bochum, Lewandowski shkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment