Futboll Premier League Sport

“KEMI NJË PLAN PËR RONALDON”/ Guardiola paralajmëron CR7 dhe shfryhet: Janë tallur me mua kur kam thënë…

Manchester City ka fituar në Champions League kundër Club Brugge dhe ka marrë kreun e grupit para PSG, që është ndalur nga Leipzig.

Skuadra e Pep Guardiola ka fituar 4-1 dhe tani mund të përqendrohet te sfida kundër Manchester United në Premier League këtë fundjavë.

Trajneri katalanas ka folur pikërisht në lidhje me rëndësinë e kësaj sfide në konferencë për shtyp.

“Njerëzit talleshin kur kam thënë se ndeshja kundër Brugge ishte më e rëndësishme se ajo e fundjavës kundër United. Dhe ishte kështu vërtetë. Ndërsa, tani, sfida me United është sfida më e rëndësishme në botë”, ka thënë Guardiola.

“Ishte shumë e rëndësishme të fitonim në Champions sepse në Premier kemi akoma 28 ndeshje, 28! Në Champions ke vetëm 6 për t’u kualifikuar dhe tani mungojnë vetëm 2.

“Njerëzit thonin ‘mos thuaj budallallëqe Pep’. Por unë e konfirmoj se kundër Brugge ka qenë me të vërtetë e rëndësishme. Kemi fituar dhe tani na duhet vetëm një pikë”.

Në lidhje me sfidën me United në kampionat:

“Tani do të mendojmë për derbin. Sigurisht. E dimë se kanë një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, një nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave. Një makinë golash. Kemi një plan dhe do të provojmë ta zbatojmë. Do të kërkojmë të bëjmë ndeshjen tonë”.

Related posts

Formula 1/ Vettel bën deklaratën bombë në pistën e Montreal

Sadik.Autor

SCHWEINSTEIGER E QUAJTI “TË NGATHËT” PAS AUTOGOLIT/ Hummels kundërpërgjigjet: Ti ende nuk e di se çfarë…

Delo.autor

MOURINHO RIKTHEHET TEK INTERI? Ausilio: Jemi në epokën e rrjeteve sociale, ne kemi…

Delo.autor

Leave a Comment