Futboll Seria A Sport

KËRKOHET NGA JUVENTUS/ Menaxheri i yllit: Në qershor ose korrik do të nisim negociatat

Edgardo Lasalvia, menaxheri i sulmuesit të ri të Benfica-s, i cili pëlqehet nga Juventus, Darwin Nunez, ka folur për të ardhmen e klientit të tij në një intervistë të dhënë për TuttoJuve.

E ARDHMJA – Për klubet e interesuar nga Nunez: “Për arsye profesionalizmi nuk do të zbuloj emrat e skuadrave më të cilat kemi folur”, ka thënë Lasalvia.

“Klubet e mëdha na kanë telefonuar për të blerë Darwin. Jemi në kontakt me Benfica-n, në ditët e ardhshme do të shkoj në Europë për një takim me Rui Costa-n. Do të punojmë për një negociatë që do të realizohet në qershor dhe korrik. Jemi të qetë, kërkojmë të bëjmë më të mirën për lojtarin dhe klubin”.

MOMENTI – Për formën e lojtarit: “Darwin ka me të vërtetë një potencial të madh. E shikojmë me krenari të madhe çdo ditë, nuk duhet të kushtëzohet nga mediat. E di se po kalon një moment shumë të bukur dhe e di se duhet të vazhdojë kështu, duke i mbajtur këmbët në tokë”.

Related posts

“Rilindi” me Sarrin/ SUPER mbrojtësi i CHELSEAS ka gati RINOVIMIN me blutë e Londrës

Isa.Autor

E BUJSHME/ Pengu më i madh i REALIT, drejt NAPOLIT për 50 milionë euro

Isa.Autor

“UNË BËRTISJA CR7 NUK NDALEJ/ DEL VIDEO: Ish-modelja zbulon bisedën e PËRDHUNIMIT me Ronaldon

Isa.Autor

Leave a Comment