Futboll Premier League Sport

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Arsenali ofron 80 milionë euro, por ylli i Fiorentinës pret Juventusin

Dushan Vlahoviç do të jetë sulmuesi më i kërkuar i merkatos, duke nisur nga janari.

Ndonëse Juventusi shihet favorit për shërbimet e 21-vjeçarit, gazetari Xhanluka di Marcio ka garantuar për një takim dhe një akord mes drejtuesve të Fiorentinës dhe atyre të Arsenalit për 80 milionë euro, një pjesë e të cilave do të ndahet në bonuse.

Arsenali e do Vlahoviçin që në janar dhe në Firence shpresohet shumë që lojtari të pranojë ofertën, ndonëse takimi i parë mes anglezëve mes sulmuesit ballkanas ka qenë negativ.

Dushan nuk ka qenë shumë entuziast, pasi dihet tashmë se Juventusi është në avantazh për lojtarin, ndonëse edhe Milani, Interi, por edhe PSG-ja e Barcelona mund të surprizojnë.

Thënë këtë, dihet se me milionat e anglezëve nuk bëhet shaka…

Related posts

LË NAM NË MES TË RRUGËS/ Policia arreston Uesli Shnajderin, ja shkaku (VIDEO)

Delo.autor

REFUZOHET NGA “KATALANASIT”/ Nike i ofron idenë e një fanelle të bardhë, ja përgjigja e Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

Çmenduri në Turqi, shikoni çfarë ndodh pas zbarkimit të Turan në Stamboll

Q.Autor

Leave a Comment