Futboll Seria A Sport

Suso “besnik” ndaj kuqezinjve: As që e mendoj largimin nga Milani…

Po afron hapja e merkatos për Milan dhe krahas blerjes së futbollistëve që do të përmirësojnë ekipin duhen mbajtur elementët cilësorë që ka aktualisht. Një nga “thashethemet” më të mëdha të ditëve të fundit ka të bëj me të ardhmen e Suso, i cili ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh për prishjen e kontratës nëse ndonjë klub vendos ta pagujë…

Gjithsesi, sulmuesi spanjoll, në një deklaratë për “The Guardian” ka nënvizuar se ndihet mirë te Milan dhe nuk ka ndërmend të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Gennaro Gattuso.

Në lidhje me përvojën te Milan, ai tha: “Kanë ndryshuar shumë gjëra që kur kam ardhur këtu. Nuk ka qenë e lehtë, në fillim nuk luajta shumë dhe mu desh të shkoja hua te Genoa për t’u aktivizuar. Milan ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe jam rritur duke parë këtë skuadër. Jam krenar që mund t’i them djalit tim se unë kam qenë një futbollist i Milan. As që e mendoj largimin.”

Suso foli për trajneri Gattuso dhe të ardhmen e tij: “Gattuso është mbresëlënës. Mendon 24 orë për futbollin është i dashuruar me profesionin e tij dhe padyshim që do të bëhet një trajner i madh sepse i ka të gjitha aftësitë. Mbi të gjitha na bën të ndihet mirë me mënyrën si i përgatit ndeshjet dhe flet me ne. Unë jam i lumtur te Milan dhe nuk bëhem pjesë e zërave të merkatos. Klauzolën e largimit e kërkoi menaxheri im në kontratë, nëse gjërat do të shkonin keq, por unë nuk kam ndërmend të largohem. Do rritem këtu, tani jam në 70% të pjekurisë time dhe kam ende shumë për të dhënë.”

Related posts

Drejtuesit e Premier League i ‘mbyllin derën’ VAR-it

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Ish-trajneri i Liverpool rikthehet në Premier League

F.autor

Conte reagon ndaj zërave për largimin nga Chelsea

Q.Autor

Leave a Comment