Futboll Gossip

Nuk përmbahet aktori: Hienat arritën ta degradojnë Vllazninë

Shkodra është me flamuriun gjysmështizë. Vllaznia ka rënë nga Superiorja, emblema e një qyteti kaq futbolldashës dhe që ka prodhuar futbollistë të panumërt cilësorë, duke furnizuar edhe skuadrat e tjera elitare në Shqipëri, është përdhosur. Dhimbja është e madhe te të gjithë, por këtë e vuajnë më shumë në kurriz ish-legjendat e këtij klubi, por edhe artistët e Shkodër Loces. Njëri prej tyre është aktori Julian Deda, i cili përmes një statusi në Facebook nuk ka kursyer askënd:

“VLLAZNIA, një jetë, dy ngjyra, një skuadër.
Eshtë e vërtetë që Partizani e bëri lëmsh kampionatin. I hapi portën Teutës, pastaj luajti kundër Vllaznisë sikur po luante kundër Realit dhe në fund i futi një shëtitje me Kamzën. Jam dakord, por… sepse ka gjithmonë një “por”.

Në thelb nuk ka e ka fajin as Partizani dhe askush tjetër. Po pse more, kështu luhet futboll, duke shpresuar se ndonjë skuadër të të hapë portën? Unë nuk jam naiv të mendoj se këtu mund të ndodhë mrekullia dhe gjithçka të shkojë vaj, se nuk ndodh në asnjë vend te botës, por nuk mund të mos e shohim problemin brenda.

Për të gjithë ata që nuk e kanë idenë se kush është dhe duhet të jetë Vllaznia, mund të them se kjo skuadër nuk mund të shkonte në atë pikë, sa të kërkonte mëshirë. Sa për mëshirë, më mirë një kategori më poshtë. Vllaznia është skuadra e parë në futbollin profesionist të këtij shteti dhe si e tillë nuk mund të pranonte mëshirën përpara futbollit të bukur dhe triumfues.

Por hienat arritën ta degradojnë. Ia dolën ta turpërojnë. Hienat e denatyralizuan Vllazninë. Sot në Shkodër ka njerëz të mirë dhe të ndjeshëm, që si reagim nuk mund të bëjnë asgjë tjetër, veçse të qajnë, të derdhin lot nga inati, nga marazi dhe nga pamundësia për t’i rënë me grusht atij mut mali hienash që nënqesh.

Turp i madh. Por, pa merak, hienat do ta marrin shumë shpejt përgjigjen, do t’i paguajnë një për një lotët e shkodranëve. Pa merak, shumë shpejt. Vllazni o zemër, s’di çfarë të them, di vetëm se do të jem përjetë me ty, pavarësisht nga kategoria ku do luash. Për sa kohë do ndjehem shkodran, për aq kohë sa të kem jetë, do të kem vetëm dy ngjyra dhe një skuadër, VLLAZNI”.

Related posts

Kane vlen më shumë se 250 milionë euro

Q.Autor

ANGLI-SHQIPËRI/ Për çfarë luajnë “Kuqezinjtë” ndaj “Tre Luanëve”? Ja llogaritë…

Delo.autor

U RIKTHYE NË KOMBËTARE/ Klubi i Serie A bën një ofertë për Balotellin…

Isa.Autor

Leave a Comment