Futboll Seria A Sport

KRAHASIMI ME SEZONIN E SHKUAR/ Numrat si të Contes japin shpresë për titullin, por vazhdimësia…

Ndërsa kampionati është ndalur për pauzën e fundit të kombëtareve është e pashmangshme bërja e bilancit për Interin, kampionin në fuqi të Italisë, aktualisht në vendin e tretë. Pas ndryshimit të trajnerit dhe të disa lojtarëve kryesorë të ekipit në verë, vetvetiu vjen edhe krahasimi me skuadrën e sezonit të shkuar pas 12 javëve, që janë praktikisht një e treta e Serisë A.

VAZHDIMËSIA
Pavarësisht se krahasimi me një skuadër që ka fituar titullin mund të peshojë mbi shpatullat e Interit të sotëm, numrat janë pak a shumë të njëjtë. Vitin e kaluar Interi kishte 27 pikë, fryt i 8 fitoreve, 3 barazimeve e 1 humbjeje (atë me Milanin brenda) me 30 gola të shënuar dhe 15 të pësuar.

Ndërsa sot zikaltrit kanë 25 pikë të ardhura nga 7 fitore, 4 barazime, 1 humbje (ajo me Lacion), me 29 gola të shënuar dhe 13 të pësuar.

I ngjashëm është edhe kalendari me 4 takime direkte, por ajo që i mungon këtij Interi është vazhdimësia. Kampionët kanë arritur të fitojnë vetëm 2 ndeshje radhazi duke treguar luhatje, ndërsa Lukaku me shokë në këtë periudhë kishin 5 fitore të njëpasnjëshme, të cilat më vonë u shndërruan në 8 duke i dhënë kthesën sezonit.

GOLASHËNUESIT 
Xheko dhe Lautaro janë tani golashënuesit më të mirë të skuadrës, me Edinin në kuotën e 7 golave dhe argjentinasin në 5 të tilla. Boshnjaku ka qenë në formën më të mirë të mundshme, ndërkohë që 24-vjeçari pas fillimit të vrullshëm është ndalur prej më shumë se një muaji dhe në numrat e tij bëjnë pjesë edhe penalltitë.

Me të njëjtat shifra Lautaro ka qenë edhe pas 12 javëve në sezonin e shkuar, por atëherë të gjithë golat janë shënuar me aksion sepse Lukaku ishte goditësi i penalltive dhe ndryshe nga “Demi” këtë sezon, belgu nuk gabonte asnjë. Dhe për më tepër kishte arritur në 10 gola në 12 javë.

Pastaj pjesa e tjetër e ekipit ndryshon shumë pak, një grup i tërë që shënonte dhe vazhdon ta bëjë, mjafton të kujtojmë që 9 golat e fundit kanë 8 autorë të ndryshëm.

RRUGA DREJT TITULLIT 
Është e vështirë të kuptosh deri ku e ka limitin Interi i Inzagit. Të njëjtën harakiri si në ndeshjen me Lacion, e pësoi edhe Konte vitin e kaluar, por pastaj rikthimi i Interit ishte i frikshëm.

Inzagi do të firmoste për të pasur një finalizim si i paraardhësit, ndaj duke treguar më shumë cinizëm dhe duke mbrojtur rezultatet, rruga drejt titullit nuk do të ishte e pamundu

Related posts

Liverpool ofron 45 milionë euro për portierin e kombëtares britanike

Q.Autor

CHAMPIONS/ Lewandowski del huq, Gnabry ndëshkon Lyon (VIDEO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Barcelona dhe Napoli ndahen në paqe, Rangers fundos Dortmund-in

Delo.autor

Leave a Comment