Futboll Sport

“KUQEZINJTË” PO E GJURMOJNË/ Sanches nuk fshihet: Milan, jam gati për ty

Nuk ka dy pa tre. Në aksin Lilë-Milan, Rafael Leao dhe Majk Menja janë “targa” të njohura e së shpejti mund t’i ndjekë Renato Sanches. Portugezi është në qendër të zërave të merkatos për një transferim te kuqezinjtë dhe në mënyrë të tërthortë ka dhënë bekimin e tij duke deklaruar:

“Unë e di vetëm se jam gati, nëse vjen oferta”. Kuqezinjtë mund të përpiqen të paraprijnë zbarkimin e tij në Milano që në merkaton e janarit, muaj në të cilin ekipit të Piolit do t’i mungojnë Kesi dhe Benaser të impenjuar në Kupën e Afrikës.

Kartoni i Sançesit vlen rreth 30 milionë, por duke pasur parasysh situatën e tij kontraktuale (në skadencë pas një viti) ai mund të largohet nga Franca për shumë më pak ndërsa rroga e tij mund të prekë në 5.5 milionë eurot.

ROLI – Është vetëm 25 vjeç, por karriera e tij mori hov kur ishte ende adoleshent dhe Benfika e përfshiu në ekipin e parë. Pas një sezoni në ekipin B, ai shpërtheu në vitin 2016 falë dy golave në 24 ndeshje me fanellën e “Shqiponjave”.

Paraqitjet e tij u vunë re nga shumë klube të njohura, por ishte Bajerni i Mynihut që rezultoi i gatshëm për të investuar 35 milionë euro në kartonin e tij. 35 ndeshjet në Bavari nuk ishin bindëse dhe djaloshi u huazua te Suonsi përpara se të shitej te Lila. Në Francë gjeti besimin dhe forcën për të shpërthyer dha ishte ndër liderët e skuadrës që vjet fitoi kampionatin.

Sançes mund të luajë në 4-3-3 si i tretë mesfushë ose në 4-2-3-1 e Milani ku do të ishte një alternues për repartin e qendrës. Pavarësisht moshës së re ai ka përvojë ndërkombëtare pasi përveç se në Champions dhe Ligë Europe me Lilën, ka frekuentuar të gjitha grupmoshat e kombëtareve portugeze, teksa në ekipin e parë luzitan është bërë pjesë që në vitin 2016 kur talenti i tij nisi të çelte te Benfika.

Related posts

VIJOJNË PROBLEMET/ Arbitri e “zverdh” për simulim: Neymar tërbohet dhe hedh…

Isa.Autor

KUALIFIKIMI NË 2020/ Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen historike, përballet me Anglinë

Delo.autor

PARTIZANI-BASEL/ Titullari i rëndësishëm nuk ia del, “demat” pa lojtar mëngjarash. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Leave a Comment