Futboll Premier League Sport

INATI I CHAMPIONSIT/ KLOPP sulmon sërish RAMOS: Unë NUK DUA të FITOJ me…

Jurgen Klopp ka folur përsëri për veprimin e famshëm midis Sergio Ramos dhe Mohamed Salah, në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve, të luajtur në Kiev, mes Real Madrid dhe Liverpool. Trajneri gjerman, përsëri, e ka kritikuar ashpër kapitenin e “Los Blancos” në televizionin gjerman “Sport1”, duke e këshilluar atë të rishikojë qëndrimet brenda fushës së lojës.

“Unë nuk dua për të fituar me çdo mjet e mënyrë. Sigurisht, do të më pëlqente të bëhesha kampion Europe, duke fituar Ligën e Kampionëve, por nuk do të më shijonte ky titull mes shumë polemikash, që kanë lindur më vonë. Unë nuk pres që Ramos të kthejë trofeun mbrapsht, por të rishqyrtojë sjelljen e tij në situata të caktuara, – thotë tekniku i “Reds”.

– Kjo mund të jetë një rastësi, por Salah u privua nga loja në një fazë të shquar të jetës së tij si futbollist, në mesfushë. Shumë do të thonë se këto gjëra ndodhin, por nuk është ky mesazhi që duhet të japim për fëmijët tanë. Jo, sporti ka edhe kufizime (rregulla), nuk përdoret gjithçka për të fituar. Unë jam një humbës i mirë? Ndoshta, por mund të thoni edhe se Sergio Ramos është një fitues i keq”.

Related posts

COUTINHO BËHET “ASISTUES”/ “MAGJIKU” merr yllin e Premier League te Barcelona

Isa.Autor

HUMBJA NDAJ CADIZ NË LA LIGA/ Barcelona në krizë, klubi ka gati zëvendësuesin e holandezit. Ja emri…

Delo.autor

SAN MARINO-SHQIPËRI/ Edi Reja me dryshime të mëdha, ja formacioni i mundshëm i Kombëtares…

Delo.autor

Leave a Comment