Futboll Sport

LAMPARD PRANË RIKTHIMIT NË STOL/ Pritet të punojë me yllin e Kosovës

Drejtuesit e Norwich morën një vendim surprizë në fundjavë. “Kanarinat” fituan 1-2 në fushën e Brentford, duke siguruar fitoren e parë sezonale në kampionat.

Suksesi nuk mjaftoi dhe drejtuesit e klubit të Premier League shkarkuan gjermanin Daniel Farke disa momente pas përfundimit të ndeshjes.

Disa emra të ndryshëm po qarkullojnë për pasuesin e tij në stolin e ekipit ku aktivizohet edhe Milot Rashica.

Sky Sport shkruan se i preferuari i drejtuesve të Norwich është Frank Lampard. Ky i fundit qëndron pushim prej janarit, kur u shkarkua nga Chelsea.

Dy emra të tjerë që përfliten për postin e trajnerit të klubit ishullor janë Smith e Hasenhuttl, por në “pole” mbetet ish-mesfushori i famshëm.

Related posts

“NE DO E TAKOJMË TRAJNERIN SË SHPEJTI”/ Tare: Kishim disa probleme me lojtarët e rinj për shkak të Covid-19

Delo.autor

ZYRTARE/ Nuk kishte hapësira, Milani huazon sulmuesin Colombo tek skuadra italiane…

Delo.autor

James Rodriguez rikuperon pas dëmtimit, do të luajë ndaj Anglisë

Sadik.Autor

Leave a Comment