Futboll Shqipëri Sport

ÇFARË NDODHI? Kombëtarja humb edhe Armando Brojën para ndeshjes me Anglinë

Shqipëria ka humbur edhe një pjesë të rëndësishme të organikës së saj, Armando Brojën. Pas mungesave të Rei Manajt, Ivan Balliut, Berat Gjimshitit tani listës i shtohet dhe sulmuesi Armando Broja.

Këtë lajm e ka konfirmuar mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli në konferencën e sotme për shtyp duke deklaruar se edhe Broja do të jetë një mungesë e rëndësishme e kuqezinjve të Edi Rejës. 20-vjeçari është dëmtuar me skuadrën e tij Sauthempton, por më pas u rikuperua ku u aktivizua në 10 minutat e fundit të lojës ndaj Aston Vilës.

Sipas njoftimit zyrtar nga FSHF, Broja pritej të vinte sot në grumbullim me ekipin Kombëtar, por mesa duket ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja për dy ndeshjet ndaj Anglisë më 11 nëntor në “Wembley”, por edhe ndaj Andorrës më 14 nëntor në “AIR Albania”.

Related posts

POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E KOMPETICIONEVE/ Champions League vetëm për të “pasurit”, superfuqitë e kanë pushtuar

Delo.autor

BARCELONA-ATLETICO MADRID/ Pas një asist nga Dani Alves, Alba realizon një SUPER GOL nga… (VIDEO)

Delo.autor

HEROI I VENDLINDJES/ Manxukiç paguan birrat për kroatët pas kualifikimit në gjysmëfinale

Isa.Autor

Leave a Comment