Futboll La Liga Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Barcelona ëndërron kthimin e bujshëm, Messi “ngrin” katalanasit

Kthimi i Dani Alvesh te Barcelona nën urdhrat e Çavi Hernadez, bëri që tifozët e Barcelonës të ëndërronin një tjetër kthim që padyshim do të ishte më i bujshëm, atë të Lionel Mesit. Edhe Joan Laporta la gjithçka të hapur në fjalët e tij për mediat spanjolle pas prezantimit të brazilianit. Por sot ka ardhur përgjigja që ngrin buzëqeshjen e tifozëve katalanas.

“AS” dhe “Sport”, dy gazetat e mëdha sportive spanjolle, kanë bërë të ditur nga burime pranë lojtarit se ai as që ka në plan të kthehet te Barcelona. Sipas gazetës katalanase, objektivi i Mesit mbetet ai që të fitojë Ligën e Kampioneve me PSG dhe të shkojë në formë optimale në Kupën e Botës në Katar 2022.

“Është i përqendruar që të kalojë një sezon me dëshirën që sukseset sportive të kompensojnë sakrificat që po bën. Por Leo ka krenari dhe nuk ka plan që të kthehet te Barcelona”, sigurojnë te “Sport”. Një arsye më shumë është edhe fakti që familja është ambientuar shumë shpejt në Paris, në një shtëpi të re dhe fëmijët kanë nisur shkollën, duke mos shfaqur për momentin nostalgji për t’u kthyer në Spanjë ku kanë kaluar gjithë jetën e tyre.

Related posts

PENALLTI “FANTAZËM”/ Një humbje që “djeg” shumë për Partizanin

Delo.autor

AKORDI MESUT OZIL-INTER/ Një marrëveshje që refuzohet për herë të dytë, ja arsyeja

Delo.autor

E BUJSHME/ Media italiane: Ibrahimovic largohet pas sezonit nga Milan, ja ku do ta shohim suedezin

Delo.autor

Leave a Comment