Futboll Sport

LËSHON NJË DEKLARATË “BOMBË”/ Ish-portieri i Juventus: Del Piero nuk ishte një lider

Mikelanxhelo Rampula, ish-portieri i Juventusit, ka lëshuar një bombë të vërtetë lidhur me anën e fshehtë të Alesandro del Pieros, në radhët e bardhezinjve, gjatë periudhës që vetë Rampula ishte zëvendëstrajner në stafin e Çiro Ferrarës, në sezonin 2009-2010.

“Nga periudha ime te Juventusi, mund të them se një lider i vërtetë ka qenë Çiro Ferrara. Po Del Piero? Aleks është një mik, unë dhe Çiro e kemi rritur që kur ishim futbollistë në Torino, por kur unë dhe Ferrara stërvitnim Juven, i kërkuam Del Pieros që të na ndihmonte, t’i qëndronte pranë skuadrës.

Por, pasi e mbajti premtimin vetëm dy ditë, më pas mendoi që të kuronte vetëm veten dhe në stërvitje merrte pjesë vetëm në miqësoret brenda grupit. Një lider nuk sillet kështu. Nuk ishte pjesë e grupit”.

Related posts

Interi do zgjatjen e kontratës dhe rritjen e klauzolës së largimit të Icardit

Q.Autor

DEKLARATA NË PRAG TË ÇEREKFINALES SË CHAMPIONS/ Ish-lojtarit i Realit: Në këtë sezon do të fitojmë…

Delo.autor

TRAJNERI KOVAC RREZIKON SHKARKIMIN NGA BAYERN/ Ja tre alternativat që mund ta zëvendësojnë teknikun kroat

Delo.autor

Leave a Comment