Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Partizani-Teuta. Rezultati 2-1

Duke filluar nga ora 16:45, Partizani dhe Teuta do të përballen me njëra-tjerën për javën e 10-të të “Abissnet Superiore”.

Është një sfidë mjaft e komplikuar për të dyja ekipet pasi luhet vetëm për fitore, duke marrë parasysh dhe formën jo të mirë që janë përballur javët e fundit. Një sfidë ku nuk ka të avantazhuar, pasi çdo rezultat përveç fitores do të prishte shumë punë.

Sa i përket formacioneve, Ilir Daja do të zbresë në fushë me një formacion 4-3-3 duke hedhur nga minuta e parë më të mirët që ka në dispozicion.

Ndërsa Martini, i është përgjigjur me të njëjtën monedhë, ky sytë do të jenë nga njeriu i momentit Lorenco Vila që ndëshkoi Skënderbeun me dopietë javën e kaluar.

 

FT|  PARTIZANI-TEUTA 2-1

Zhunior 90′ , Cara 90+6′ / 26′ Gjorgiev

KK: Marku 86′ / Aleksi 86′

KOMENTI LIVE

Mbyllet sfida! Partizani fiton me përmbysje!

100′ Luhet minuta e 100-të, por gjyqtari Bajramaj nuk e mbyll ende takimin.

90+6′ GOOOOL Partizani 2-1/ TEdi Cara bën gjithçka mirë duke dërguar në avantazh Partizanin. 

90+5′ Largohet Emiliano Vila për Ildi Grudën.

90+3′ E pabesueshme çfarë humbet Zhunior. Gjuajtja e sulmuesit përfundon mbi kuadratin e portës duke humbur shans të mirë shënimi.

90+1′ Largohet Pepi Gjorgiev te Teuta, në fushë Koubemba.

90′ Gjyqtari akordon 6 minuta shtesë!

90′ GOOOL Partizani 1-1/ Stenio Zhunior tregohet i saktë nga pika e 11-metërshit duke barazuar shifrat.

89′ Ka penallti për Partizanin.

86′ Moment tensioni në fushë, Albano Aleksi dhe Albion Marku ndëshkohen me karton të kuq pas një përplasjeje.

85′ Martini bën lëvizjen e parë, largohet Sherif Kallaku për Asion Dajën.

84′ Loja ndërpritet pas një dëmtimi të Sherif Kallakut që qëndron i shtrirë në fushë.

82′ Bie ritmi i ndeshjes, Partizani ka shpenzuar shumë energji me kundërsulme ndërsa Teuta vazhdon të mbrohet mirë duke mos lënë shumë hapësira.

77′ Albion Marku ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në dëm të Akuah.

76′ Mjaft aktiv Partizani, por të kuqtë e kanë të vështirë të shkojnë te porta. Teuta është mbyllur totalisht në mesfushën e saj duke tentuar të mbrojë rezultatin.

73′ E  pabesueshme çfarë humbet Tedi Cara, sulmuesi shërbehet bukur nga Mala por gabon krejtësisht duke e dërguar sferën sipër portës.

70′ Tjetër zëvendësim te Partizani, Kristi Kote në vend të Ergys Kaçes.

66′ Stenio Zhunior ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në dëm të Albano Aleksit.

63′ Ndërpritet loja, Partizani ka pretendime për penallti pas një prekje me dorë të topit nga Hektor Idrizaj. Pritet vendimi i gjyqtarit Kreshnik Bajramaj.

60′ Daja bën lëvizjet e para, dalin nga loja Herlad Marku dhe Sembene, në vendin e tyre Sota dhe Murataj.

60′ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në mesfushë.

59′ Tjetër rast i mirë për Teutën, por topi i mbetur në zonë nuk shfrytëzohet nga askush.

55′ E pabesueshme çfarë humbet Lorenco Vila. Sulmuesi gjendet i vetëm përballë portierit pas një pasimi të Kallakut, por gabon krejtësisht.

54′ Ka tension në fushe mes Mustës dhe Selmanit, por gjyqtari Bajramaj këshillon të dyja palët.

53′ Niset nga goditja e dënimit Herald Marku, por krosimi i mesfushorit është krejtësisht i gabuar.

52′ Rast i mirë për skuadrën e Dajës, Albion Marku fiton faull në një zonë të rrezikshme pas një dueli me Lorenco Vilë.

47′ Provon menjëherë Partizani me një  goditje dënimi, por skema e të kuqve nuk funksionon.

46′ Starton pjesa e dytë! Partizani shkelmon topi nga mesi i fushës.

Mbyllet pjesa e parë! Vendos goli i Pepi Gjorgiev që i jep shpresë Teutës për fitore në këtë takim. 

45+3′ Emiliano Vila mbetet i dëmtuar pas një goditje nga Emiliano Musta që tentoi krosimin në zonë.

45′ Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë.

45′ Vjen dhe gjuajtja e parë nga Tedi Cara, sulmuesi provon me një diagonale, por shumë larg portës së Teutës.

44′ Provon dëshpërimisht Partizani për të gjetur golin e barazimit, por sulmi i të kuqve lë për të dëshiruar në këto minuta, përveç Stenio Zhunior që është i kudondodhur.

40′ Herald Marku ndëshkohet me karton të verdhe pas një ndërhyrje në dëm të Sherif Kallakut.

36′ Superaksion i Partizani! Zhunior merr bukur një top, pason me thembër për Malën, por goditja e këtij të fundit shkon ngjitur me portën e Teutës. Rast i mirë për të kuqtë.

34′ Zhuniro shkakton faull gjatë një tentative për të goditur topin me kokë. Teuta merr fryme duke nisur topin me Qirkon nga zona.

29′ Pas 3 minutash konsultim me VAR-in, gjyqtari Kreshnik Bajramaj konfirmon golin e Teutës. Të kuqtë rinisin takimin nga mesi i fushës.

26′ GOOOL Teuta 0-1/ Durrsakët në avantazh, Gjorgiev ndëshkon të kuqtë me një diagonale të bukur me të majtën. Pritet konfirmimi nga VAR për pozicionin e sulmuesit në rastin e golit. 

21′ E pabesueshme çfarë rasti humbet Teuta, ku pas një vertikalizimi nga mesfusha, asnjëri prej lojtarëve nuk arriti të mposhte portierin Teqja.

20′ Nisin sërish reshjet e dendura në “Elbasan Arena”. Ndeshja luhet mes pellgjeve të ujit.

16′ Ka “Fair Play në fushë, mjeku i Partizanit kujdes për Pano Qirkon.

14′ Kaos në zonë, Stenio Zhunior godet me kokë, por përplaset me Albano Aleksin dhe Pano Qirkon. Aleksi i shtrirë në mesfushë, kërkohet ndihma e mjekëve.

13′ Belica hap bukur një top për Zhunior, por Ivanoviç e dërgon në goditje nga këndi.

12′ Bie ritmi i ndeshjes, skuadrat tentojnë të dalin para me duele në mesfushë.

6′ Tjetër goditje nga këndi për Partizanin, skuadra e Dajës më kërkuese këto minuta.

5′ Aleksi provon një top në thellësi për Gjorgiev, por sulmuesi serb nuk arrin ta kontrollojë siç duhet, duke çuar dëm një mundësi të mirë.

2′ Partizani e nis vrullshëm takimin, të kuqtë fitojnë menjëherë dy goditje nga këndi.

1′ Starton sfida, Teuta shkelmon topin e parë nga mesi i fushës.

Related posts

DIKUR KONSIDEROHEJ PASARDHËSI I KAKA/ Ish-dështimi i Milan përgatit rikthimin

Delo.autor

Tifozët e Bundesligës protestojnë, qëndrojnë të heshtur për 20 minuta në stadium

Isa.Autor

GJERMANIA DHE SPANJA “NDEZIN MOTOTRRËT”/ Spikat edhe dueli Kroaci-Belgjikë. Ja 4 sfidat e ditës së sotme

F.autor

Leave a Comment