Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Skënderbeu. Rezultati 2-2

Ka startuar në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës, sfida Teuta-Skënderbeu, e vlefshme për javën e 9 në Kategorinë Superiore.

Skuadra durrsake kërkon kthesën pas dy rezultateve negative ku përballë ka korçarët e Migen Memellit, ku synojnë vazhdimësinë pas fitores së fundit në kampionat ndaj Kukësit.

HT | TEUTA 2-2 SKËNDERBEU

L.Vila 36′, 47′ / Mensah 20′, Melos Bajrami 78′ 

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 7 minuta shtesë!

78′ GOOOOL SKËNDERBEU 2-2! Një minutë në fushën e blertë, Melos Bajrami rikthen baraspeshën, pas një goditjeje me kokë nga goditja e dënimit.

75′ Pas disa minutave në VAR, kryesori Enea Jorgji gjykon se në fillim ishte pozicion jashtë loje.

70′ VAR-i sërish protagonist, Teuta pretendon për penallti.

64′ Teuta bën dy zëvendësime të menjëhershme, ku largohet Gjorgjiev dhe Beqja për Sebino Plakun dhe Asion Dajën.

57′ Teuta kryen dhe lëvizjen e parë, teksa largohet Kevin Koubemba në vendin e tij, Ildi Gruda.

55′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë, teksa largohet Kosta Vangjeli dhe në vendin e tij aktivizohet Uerdi Mara.

47′ GOOOL TEUTA 2-1! Teuta ka përmbysur gjithçka, Lorenco Vila realizon një tjetër supergol ku portieri Rexhepi nuk ka mundur dot të bëjë asgjë.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 1 minutë shtesë!

36′ GOOOL TEUTA 1-1! Rikthehet baraspesha në Kamëz, Lorenco Vila realizon një supergol me një aksion model të tij.

28′ Dumfur ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje nga prapa ndaj Emiliano Vilës.

20′ GOOOL SKËNDERBEU 0-1! Befasi në mbrojtjen durrsake teksa Mensah ka goditur mjaft mirë me kokë atë top të krosuar në zonë për të kaluar në avantazh, skuadrën korçare.

12′ Skënderbeu pranë golit ku rrezikshëm sulmojnë teksa ishin pranë golit me një aksion fanstastik, por asistenti ka ngritur flamurin për pozicion jashtë lojë.

4′ Vangjel Zguro merr ndihmën e stafit mjekësor pas një përplasjeje, por pa probleme për të dhe rifutet në fushën e lojës.

1′ Starton sfida!

Related posts

E PABESUESHME/ BONUCCI mbërrin në Torino, TIFOZËT NUK DALIN ta PRESIN (VIDEO)

Isa.Autor

FITORJA NDAJ McGREGOR/ Reagon trajneri: Ja pse Conor e humbi duelin me Khabib

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Abramovich bëhet izraelit për t’u kthyer në Angli

Sadik.Autor

Leave a Comment