Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Dinamo. Rezultati 4-0

Duke filluar nga ora 19:45, Tirana dhe Dinamo do të ndeshen për herë të dytë në pak ditë, por kësaj radhe për kampionat.

Bardheblutë do të tentojnë 3 pikëshin për të thelluar diferencën me Kukësin që bëri hap fals ndaj Skënderbeut. Orges Shehi do të vijë me zgjedhje të detyruara në sulm duke zëvendësuar Ngonë me Gjumsin.

Ndërsa Bledi Shkëmbi i ka besuar sërish Xhulio Skukës që bëri mjaft mirë në ndeshjen në mesjavë.

 

LIVE/ Tirana – Dinamo  4-0

Sidibe 45′ (autogol) , Xhixha 56′, 61′ , Hoti 82′

MINUTË PAS MINUTE

Mbyllet ndeshja

90′ Gjyqtari i katërt akordon 3 minuta shtesë.

87′ Tjetër rast i mirë i bardhebluve me Beshirajn, por talenti shpërdoron para portës.

85′ Shkëmbi provon lëvizjen e fundit në sulm, del nga loja Çinedu në fushë Patrik Bardhi.

82′ GOOOL Tirana 4-0/ Super aksion i Tiranës, Hoti plotëson pokerin duke shënuar dhe golin e katërt. Festë e bardhebluve.

79′ Tjetër zëvendësim te bardheblutë, lë fushën e lojës kapiteni Erion Hoxhallari, në vend të tij Gentian Muça.

78′ Edvan Bakaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyje të ashpër në dëm të Seferit. Rrezikon portieri i bluve.

73′ Zëvendësim në radhët e bardhebluve, del Aldi Gjumsi dhe Behiratçe, në fushë Florjan Përgjoni dhe Engjëll Hoti.

70′ Super kombinim mes Xhixhës dhe Seferit. Ky i fundit shmang dy mbrojtës të Dinamos por gjuajta e tij pritet nga portieri Bakaj duke shmangur golin e katërt të bardhebluve.

69′ Përgjigjet Dinamo me një rast të artë, por kapiteni Ibraimi gabon gjithçka duke hezituar të godasë dy herë duke shpërdoruar një mundësi për të ngushtuar rezultatin.

61′ GOOOL Tirana 3-0/ Xhixha shkëputet bukur mes mbrojtësve duke dalë para portierit Bakaj, për ta mposhtur. Pas 3 minutave konsultim me VAR, gjyqtari Kreshnik Cjapi e akordon si të rregullt golin e bardhebluve. 

59′ Redon Mihana ndëshkohet me karton të verdhë pas një nervozizmi me Erion Hoxhallarin. Rrezikon kapiteni i bardhebluve, por për fati aksioni ishte pozicion jashtë loje.

56′ GOOOL Tirana 2-0/ Një tjetër aksion i mirë i bardhebluve, Xhixha përfiton nga një gabim i Sidibes për të çuar topin në rrjetë me një goditje mjaft të bukur me trinën e këmbës. Tirana kryeson me dy gola. 

53′ Ibraimi provon një goditje të fortë në trekëndëshin e portës, por reagon portieri duke larguar rrezikun.

52′ Kapiteni Erion Hoxhallari ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në dëm të Çinedus. Faull i rrezikshëm për Dinamon.

46′ Starton pjesa e dytë, Tirana shkelmon topin e parë nga mesi i fushës.

Mbyllet pjesa e parë. Tirana në avantazh pas një aksioni vetjak të Seferit që bëri gjithçka vet duke detyruar Sidiben të shkaktojë autogol. Berdheblutë më kërkues në pjesën e parë, ndërsa Dinamo gabon shumë në pasime. 

45′ GOOOL Tirana 1-0/ Zhbllokohet ndeshja, pas një aksioni personal të Seferit bardheblutë kalojnë në avantazh me një autogol të Sidibe

41′ Vesel Limaj provon të surprizojë Bakajn me një gjuajtje nga 30 metra, por portieri i bluve grushton topin në këndore.

32′ Superaksion i Tiranës, Xhixha ndodhet i vetëm në zonën e 16 metrashe, duke tentuar të gjejë cepin e portës, por gjuajtja e sulmuesit është e dobët dhe përfundon jashtë.

29′ Imami ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në dëm të Seferit. Ky i fundit u nis shpejt drejt portës së Dinamos, por vetëm faulli e ndali.

24′ Gjumsi tenton të fitojë një top në zonën e bluve, por Bakaj është i vëmendshëm duke e larguar shpejt sferën nga porta dinamovite.

20’ Gjumsi lëshon një gjuajtje të fortë nga e djathta, Bakaj grushton me vështirësi e pastaj mbrojtja dërgon topin në këndore.

17’ Iniciativa mbetet e Tiranës, me Najdovskin i cili gjuan nga distanca, pa gjetur katërkëndorin.

15’ Gjumsi mundohet të shpërthejë në krahun e djathtë me një aksion të shpejtë, por Isaevski me shumë mjeshtëri arrin të fitojë faull në zonë.

12’ Kundërsulm thuajse perfekt i Tiranës me Xhixhën, ai pason për Seferin i cili gjuan nga e majta, por gjen Bakajn e vëmendshëm i cili çon topin në këndore.

7’ Minuta studimi nga të dy skuadrat, të cilat nuk lejojnë hapësira për sulmuesit me aksionet që thyhen pranë zonës.

3’ Çinedu nis një top në të majtën në zonë për Mihanën, del portieri Bekaj dhe kontrollon gjithçka.

1’ Dinamo nis ndeshjen dhe shkon menjëherë në zonë me Çinedu, por pastaj ndalet nga gjyqtaria, Sulmuesi i Dinamos pretendon për prekje të topit me dorë nga Hoxhallari, por edhe VAR lejon vazhdimin e lojës.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Lewandowski, Muller ndëshkon Barcelonën me një parabolë (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ NAPOLI pret LIVERPOOLIN: HYSAJN e gjykon arbitri “armik” i ANCELOTTIT

Isa.Autor

SYNON SUKSES NË CHAMPIONS LEAGUE/ Neymar beson: Ky është viti më i mirë për ne…

Delo.autor

Leave a Comment