Futboll Seria A Sport

“MARTOHET” ME SUPER LEAGUE/ Chiellini: Është e nevojshme. Ka shumë skuadra në Serie A

Giorgio Chiellini, kapiteni i Juventusit dhe i kombëtares, ka ide të qarta për të ardhmen e futbollit dhe në një intervistë për DAZN ai ri-flet shprehimisht për Superlegën: “Kam disa vite që flas për këtë me presidentin (Andrea Agnelli).

Futbolli po shkon gjithnjë e më shumë drejt evropianizimit në krahasim me kampionatet kombëtare. Një lojtar i nivelit të Juventusit dëshiron t’i luajë ato lojëra, me gjithë respektin e duhur. Unë kam shumë vite që flas me presidentin për këtë mundësi. Sportistët e nivelit tonë por edhe tifozët duan të shohin gjithnjë e më shumë ndeshje të nivelit europian.

Kemi arritur në një pikë pa kthim. Institucionet, klubet dhe lojtarët duhet të mblidhen për të reformuar kalendarin dhe për të krijuar gara të reja për të ringjallur këtë sport qe mbetet me i bukuri ne bote por per mua mund te permiresohet. Ne USA qe jane mjeshtra ne kete aspekt, kane krijuar Super League ne cdo sport”.

Seria A duhet të rinovohet: ka shumë ekipe
“Ka disa ekipe shumë në Serie A për momentin, ne duhet të jemi 18. Paradoksalisht, ne gjithashtu mund të kthehemi në 16, por mendoj se 18 është numri i duhur për t’u rikthyer në rritjen e konkurrencës dhe për t’i dhënë më shumë hapësirë ​​nivelit evropian te ndeshjeve…

Edhe pse ne romantikët do të dëshironim heqjen e Var, të hiqnim pozicionin jashtë loje ose t’i kthenim pasimin portierit, bota po ecën përpara dhe ne nuk duhet të përjashtojmë ndryshimin.

Mendoj se do të gjejmë njerëz që mund të diskutojnë së bashku për të përmirësuar futbollin. Në këtë moment nuk ka dialog dhe ne po shkojmë drejt një situate të paqëndrueshme për të gjithë: për ne dhe për klubet. Edhe tifozët e perceptojnë këtë.”

Related posts

GJUAJTJE FLUTURIMTHI NGA DISTANCA/ Mesfushori i PSG-së shënon super gol në kampionat, “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

ÇUDIA VJEN NGA AFRIKA/ Bletët vërshojnë në fushën e lojës, shikoni si reagojnë lojtarët (VIDEO)

Delo.autor

Neymar i sinqertë: Nuk e kam vlerën e rekordit prej 222 milionë eurosh

Sadik.Autor

Leave a Comment