Futboll Seria A Sport

“U PËRPOQA TË…”/ Super pritja e Tatarusanu ndaj “Demit” Lautaro “tërbon” trajnerin e Rumanisë. Motivi

Pritja spektakolare e Tatarusanu ndaj Lautaro Martinez ishte “pritja më e bukur në karrierë” sipas vetë gardianit rumun, që ka marrë vendin e Maignan, i operuar në kyçin e dorës…

Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Islandës, trajneri i kombëtares së Rumanisë, Mirel Radoi, komentoi paraqitjen e Ciprian Tatarusanu, portierit të Milanit, në derbin kundër Interit, kur priti penalltinë e goditur nga Lautaro Martinez.

Një pritje vendimtare ajo në derbi e portierit kuqezi, teksa trajneri thekson se është përpjekur gjatë gjithë kësaj kohe që të bindë Tata të kthehet te Rumania.

“Unë u përpoqa të flisja edhe me Stefan Radu, por ai nuk donte ta rishikonte vendimin e marrë shumë vite më parë. U përpoqa t’i ndryshoja mendjen e Tata, por ai nuk deshi, jam i lumtur për të!

Por, njëkohësisht edhe i inatosur, sepse jam tifoz i Interit, e kam parë ndeshjen me shumë tifozë të Milanit përreth dhe brohorita për Interin. Gjithsesi jam i lumtur për të dhe pritjen që ka kryer në derbi”.

Related posts

NGA STËRVITJA TEK GJUMI/ Sekreti i rinisë së “përjetshme”, dieta me 6 vakte e CR7

Delo.autor

ZBULON EPISODIN ME MARADONËN TË VITIT 1982 / Rrëfimi i Joan Gaspart: Shkuam në aeroport me tank sepse…

Delo.autor

orma e shkëlqyer te Empoli, Veseli “parakalon” Hysajt për minuta

Q.Autor

Leave a Comment