Futboll Seria A Sport

“ME TRAJNERIN IZAGHI KEMI KIMI”/ Calhanoglu: Vendosa të ndryshoja fanellë sepse doja një…

Hakan Çalhanoglu ka bërë një nga lëvizjet më të guximshme të verës, kur ndërroi skuadrën brenda Milanos, duke lënë kuqezinjtë për Interin. Në një transmetim, turku ka folur për këtë dhe ka rrëfyer fillesat e tij në futboll dhe ecurinë e karrierës së tij.

Si nisi pasioni për futbollin?

Isha një fëmijë që e dashuroja futbollin dhe falë prindërve dhe familjes sime, ia dola të bëhesha ky që jam sot, ndaj u jam falënderues për çdo gjë. Unë kam lindur në Gjermani, por babai im është turk dhe për këtë zgjodha kombëtaren turke. Atëherë më thoshin se nëse do të zgjidhja Gjermaninë, do të mund të luaja te Barcelona ose Interi, por ja ku jam te zikaltrit dhe madje duke mbrojtur fanellën e Turqisë.

Pikërisht ajo lëvizje tek Interi që shkaktoi diskutime…

Mua po më mbaronte kontrata dhe agjenti im po merrej me të ardhmen. Jam ndier shumë mirë te Milani në katër vitet që qëndrova aty, kam shumë respekt për të gjithë dhe nuk kam asnjë problem me ta, madje u jam mirënjohës. Vendosa të ndryshoja fanellë sepse doja një sfidë të re dhe vendimin e kam marrë bashkë me familjen time. Kujtoj se kur më telefonoi Inzagi, më tregoi që më donte ashtu si drejtori sportiv Auzilio. Interi ka qenë gjithmonë një klub i madh, e kam parë këtë në derbi ku ka fituar shpesh. I peshova gjërat dhe duke qenë se njihja gjuhën, mund të qëndroja në qytet ku kam njerëzit që dua dhe pasi fola me familjen, vendosëm se kjo ishte më e mira për ne. Ditën e parë të transferimit isha vetëm sepse të gjithë ishin me kombëtaret, por pas ardhjes më pritën shumë mirë dhe ndihem i lumtur.

Cilët janë miqtë më të mirë tek Interi?

Unë jam shok me të gjithë, por veçanërisht me Dumfrisin e De Vrajin, të cilën flasin gjuhën holandeze, që ngjan shumë me gjermanishten.

Na tregoni për raportin tuaj me Inzagin.

Inzagin e njihja që kur ishte te Lacio dhe që në ditën e parë kemi pasur kimi dhe pas punës së bërë së bashku, erdhi edhe debutimi kundër Xhenoas që mezi e kisha pritur dhe ishte shumë i bukur, tifozët prisnin diçka prej meje sepse vija nga Milani dhe goli do të jetë një moment që nuk mund ta harroj kurrë. Tani pres që në tri vitet e ardhshme të bëjmë gjëra të mëdha, por nuk dua të flas shumë. Nëse do të fitoj trofe, do të jem në gjendje t’u them fëmijëve të mi se kam luajtur me Interin dhe kam fituar.

Si e parashikoni të ardhmen?

Kur të lë futbollin e luajtur, mund të kthehem si trajner, por do të shohim. Në fund të këtyre tri viteve, do të shikoj nëse do të qëndroj në Europë apo jo.

Related posts

FENOMENAL/ MESSI shkurton distancat me RONALDON në Champions

Isa.Autor

“SUKSESI ME POKER”/ Feyenoord merr fitoren e 5-të rresht dhe afrohet me kreun

Isa.Autor

RRITEN SHQETËSIMET TEK “LOS BLANCOS”/ E pamundur për Real Madridin që të fitojë një…

Delo.autor

Leave a Comment