Futboll Ligue 1 Sport

MERKATO E BUJSHME E JANARIT/ PSG përgatit hakmarrjen ndaj Real Madrid-it, kërkon t’i marrë kapitenin…

Në Paris nuk ia falin Realit manovrat që klubi madrilen po bën për të marrë nga kryesuesit e klubit francez sulmuesin Kilië Mbape. Dhe, siç raportojnë mediat franceze, ata po përgatisin hakmarrjen ndaj Realit. Ata duan t’i japin një goditje të fortë Realit, teksa objektivi i PSG-së është kapiteni i Realit, Karim Benzema.

Portali “Le10Sport” ka bërë me dije se presidenti i PSG-së, Naser AlKelaifi ëndërron dhe është i vendosur që të bëjë gjithçka për të sjellë në Paris sulmuesin e Madridit. Natyrisht që kjo nuk është një detyrë e lehtë për Parisin, pasi Karim Benzema është mjaft i lidhur me Realin dhe vështirë të largohet nga kryeqyteti spanjoll.

Megjithatë, portali në fjalë bën me dije se presidenti i PSG-së është ofruar i gatshëm t’i plotësojë çdo kusht Benzemasë, mjafton ta vendosë nën urdhrat e Poçetinos, duke nisur nga viti 2022. Benzema është golashënuesi më i mirë në Spanjë në këtë sezon dhe është një ndër kandidatët për të fituar “Topin e Artë”.

Ndërsa i ngacmuar për të ardhmen e tij, pak kohë më parë ai ka theksuar se dëshiron ta mbyllë karrierën në klubin ku e nisi atë, Olimpiku i Lionit. Nga ana tjetër, Reali i Madridit nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Benzema.

Madje, presidenti Perez po punon shumë fort për të ndërtuar një sulm “atomik” për sezonin e ri, ku veç dyshes Benzema-Vinicius që janë te Reali, ai kërkon të afrojë dhe Ering Halandin e Kilië Mbapenë. Praktikisht, një “poker asash” për Ançelotin.

Duke qëndruar të temën e “Topit të Artë”, Karim Benzema ka gjetur mbështetjen edhe të trajnerit të kombëtares franceze, Didie Deshamp.

Related posts

VIJON TË QËNDROJË NË ARREST SHTËPIE/ Ronaldinho pranë rikthimit në futbollin e luajtur, kushti i vetëm është…

Delo.autor

ZYRTARE/ Klaus Gjasula gjen ekip të ri, prezantohet te skuadra tjetër gjermane

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ TURQISË PËR “EURO 2020″/ Trajneri Petkovic: Jemi të zhgënjyer për vendin e tretë, por…

Delo.autor

Leave a Comment