Futboll Kategoria Superiore Sport

SHTYRJA E VENDIMIT NGA “CAS”/ Legjendat korçare analizojnë situatën: Është sinjal pozitiv, pasi…

Shtyrja e vendimit nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv ka prishur ndjeshëm qetësinë në kampin korçar.

Pikërisht sot (21 qershor), Skënderbeu duhet të merrte verdiktin përfundimtar për dënimin 10-vjeçar të dhënë nga UEFA, por situata u përmbys nga një njoftim i momentit të fundit.

E megjithatë, jo të gjithë e shohin negativisht faktin se fjala e fundit nga Lozana do të vijë më 12 korrik, të paktën nga ana juridike.

Ikona e klubit bardhekuq, Teodor Vaso ka theksuar se KAS-i ka kërkuar më shumë kohë për të argumentuar vendimin, i cili ka shumë të ngjarë që të jetë në favor të klubit korçar.

Ish-lojtari i Kombëtares është i mendimit se vendimi që pritet më 12 korrik do të jetë përcaktues për sezonin e ri në Korçë dhe vijimin e projektit te Skënderbeu.

“Ishte një lajm i befasishëm, pasi të gjithë ishin gati për të mësuar vendimin final. Optimizmi ishte në majë dhe të gjithë mendonin se pritja mori fund, por nuk ishte kështu. Skënderbeu mbeti edhe një sezon pa Europë. Mungesë që vjen për të tretin vit e normalisht që do të ketë ndikimet e veta si në financa, ashtu edhe në mentalitet për Skënderbeun.

Besoj se do të ishte më e favorshme për ekipin që të hynte në Europë edhe për ego apo për të ngritur moralin e lojtarëve. Moral, i cili është në limite dhe normalisht Skënderbeu e ka humbur disi mentalitetin fitues”, theksoi Teodor Vaso.

Related posts

SHITJA E AKSIONEVE TË INTER/ Marotta: Presidenti Suning është duke vlerësuar mundësinë e…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Gedafe-Barcelona. Rezultati 0-1

Delo.autor

Yonghong Li: Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj gjatë vitit të parë, në këtë ekip…

Sadik.Autor

Leave a Comment