Futboll Seria A Sport

“MUND TA FITOJË…”/ Capello zgjedh tre favoritet për titullin në Serinë A dhe i jep një lajm të keq Juventus-it

Fabio Capello ka dhënë mendimin e tij në lidhje me luftën për titull në Serinë A.

“Inter është një skuadër e kompletuar, vazhdon rrugën e nisur vitin e kaluar. 7 pikët diferencë me kreun nuk janë vendimtare, as për Milan-in që është përpara dhe as për Inter-in që ndjek”, ka thënë Capello për Corriere della Sera.

“Milan mund ta fitojë titullin, por duhet të bindet për forcën që ka. Ka lojtarë si Leao, me një potencial të madh dhe shumë cilësi. Një nga të paktët në gjendje të kalojë kundërshtarin, por duhet të ketë besim dhe të piqet. Një tjetër është Theo Hernandez. Milan është rritur dhe vazhdon të rritet”.

Për Napoli-n dhe Juventus-in:

“A mund të jetë viti i duhur për Napoli-n? Është një skuadër me shumë cilësi. Ka një mbrojtjes që pëson pak gola dhe kjo gjë bën diferencën. Më pas kanë Osimhen, që mund t’i vendosë ndeshjet në çdo moment, dhe një trajner shumë të aftë si Spalleti”.

Për Juventus-in:

“Besoj se distanca është shumë e madhe për t’u rikuperuar. Skuadrat që janë përpara vrapojnë, nuk besoj se do t’ia dalë. Allegri është kthyer, por nuk ka gjetur lojtarë të nivelit të lartë në ekip ose nuk kanë mundur t’i blejnë. Do të ketë shumë vështirësi.

Related posts

Chelsea-Man City/ Superkupa është “makthi” i Guardiolës (STATISTIKA)

Isa.Autor

I JASHZAKONSHËM NË KINË/ Driblim poshtë këmbëve dhe goditje perfekte, shikoni super golin e Hulkut (VIDEO)

Delo.autor

I MORI JETËN këmbësorit në një aksident, Gjykata jep VENDIMIN QESHARAK për futbollistin

Isa.Autor

Leave a Comment