Futboll Premier League Sport

SULMON ASHPËR SOLSKJAER/ Ince: Ajo që po bën është një tallje e hapur dhe shqetësuese

Paul Ince nuk i ka kursyer kritikat ndaj trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Ish-futbollisti nuk është aspak i kënaqur me punën e trajnerit veçanërisht në lidhje me situatën e mesfushorit Donny Van de Beek.

Holandezi ka qëndruar te Djajtë e Kuq me kërkesë të trajnerit dhe me premtimin se do të kishte më shumë hapësira, gjë që nuk po konkretizohet gjatë këtij sezoni.

Sipas Daily Mail, ish-futbollisti ka mbrojtur Van de Beek në një intervistë të dhënë për United Stand Podcast:

“Ka luajtur 4 minuta kundër Atalanata-s pasi Solskjaer i ka thënë të qëndronte sepse do të ishte i rëndësishëm për skuadrën. Kjo është një tallje e hapur dhe një gjë që më shqetëson”, ka thënë Ince.

“E ka dashur, e ka marrë për 40 milionë euro për të qenë e ardhmja e mesfushës dhe më pas nuk e aktivizon. Jo vetëm që e ka aktivizuar vetëm 4 minuta kundër Atalanta-s, por e ka fituar në fushë për 10 minuta kundër City-t në një ndeshje ku United nuk po prekte top. Ka qenë një tallje e vërtetë. Unë nuk do të isha futur në fushë”.

Related posts

ZBULON LOJTARIN QË ADMIRON NË FUSHË/ “Fenomeni” e pranon: Për të parë një lojtar si Messi do të duhen…

Delo.autor

E SHKARKUAN/ Fondi “Elliott” sulmon ASHPËR Fassonen: TRADHTOI Milanin…

Isa.Autor

NUK DI TË NDALET NË PREMIER/ Manchester City mposht Everton dhe nis arratinë në krye

Delo.autor

Leave a Comment