Futboll Ligue 1 Sport

MUNGOI NË SFIDËN CHAMPIONS NDAJ LEIPZIG/ Messi zbarkon në Madrid. Ja çfarë po ndodh me argjentinasin…

Pasi ka munguar në ndeshjen e Champions-it kundër Leipzig për shkak të një problemi në gjurin e majtë, Lionel Messi ka shkuar këtë të enjte në Madrid për të nisur rehabilitimin në ambulatorin e terapisë rigjeneruese TVA.

Sipas La Sexta, sulmuesi i PSG duket se është shoqëruar nga shoku i skuadrës Leandro Paredes dhe nga pjesëtarë të stafit mjekësor të kombëtares argjentinase, që duna të verifikojnë gjendjen e kampionit të tyre, i grumbulluar për ndeshjet e ardhshme të ndeshjeve të Argjentinës për kualifikueset e Botërorit.

Messi e njeh mirë Joaquin Juan, themeluesi i kësaj qendre mjekësore, sepse e ka kuruar në 2015-ën pas një dëmtimi në gju. Bëhet fjalë për një mjek të famshëm, që në të kaluarën ka kuruar edhe Cristiano Ronaldo, Ansu Fati dhe basketbollistin Pau Gasol.

Related posts

ZYRTARE/ Shqipëria pa trajner, Edi Reja e mbyll me Kombëtaren kuqezi

F.autor

PEZULLIMI I EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Ceferin kërcënon hapur klubet: Çdo kush do të mbajë përgjegjësi

Delo.autor

ANALIZA/ Golat bëhen çështje te Vllaznia, prapavija nuk arrin të mbajë rrjetën të paprekur

Delo.autor

Leave a Comment