Ekskluzive Sport

NGA NEYMAR TEK RONALDO/ Sportistët e njohur që u AKUZUAN për përdhunim

Kanë kaluar 11 ditë nga aksidenti fatal me helikopter që i mori jetën Kobe Brajant, vajzës së tij 13 vjeçare dhe shtatë personave të tjerë, ka tronditur botën e sportit dhe jo vetëm.

Një deklaratë befasuese shokoi opinionin në SHBA pasi drejtoresha e shkollës të mesme në Camas në Uashington, Liza Sejkora, u shpreh në rrjete sociale se Kobe Bryant meritonte të vdiste pasi ishte përdhunues. Pas reagimeve të ashpra nga tifozët për këtë deklaratë së fundi Liza kërkoi falje për postimin e saj në Facebook, të cilin e kishte bërë më 16 janar.

“Nuk do të gënjej. Më duket se karma ia tregoi veten një përdhunuesi sot”, pati shkruar Sejkora, e cila më vonë i quajti vetë fjalët e saj “të papërshtatshme dhe joadekuate”.

Por Kobe nuk është i vetmi.

AlpeSport.al ju rendit disa sportistë që janë akuzuar për përdhunim:

Neymar

Autoritetet braziliane mbyllën çështjen, ku Neymar akuzohej nga modelja Najila Trindade se e kishte përdhunuar.

Policia braziliane i dha fund hetimeve, me argumentin se nuk ka prova për të ngritur akuza formale ndaj kapitenit të “seleçaos”.

Në këtë mënyrë, ylli brazilian mund të marrë frymë lirisht dhe të nisë të mendojë vetëm për futbollin dhe për të ardhmen, nëse do të qëndrojë te Paris Seint Zhermen apo do të kthehet te Barcelona.

Victor Ortiz

Ish-kampioni profesionist i boksit, Victor Ortiz, është arrestuar me akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale nga autoritetet në Kaliforninë e Jugut.

31-vjeçari, i cili ka aktruar në filma si Expendables 3 dhe Southpaw, u akuzua në shtator të 2019 nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Ventura. Autoritetet lëshuan një urdhër arresti për të pas një hetimi njëmujor. Ai u përball me tre akuza për sulme seksuale, përfshirë përdhunimin dhe seks oral me forcë.

Alex Hepburn

Një sportist i kriketit është akuzuar për përdhunimin e një gruaje, dhe pse gjykata ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të.

Ish-anëtari i Worcestershire CCC, Alex Hepburn mohoi kategorikisht këtë vepër, e cila pretendohet se ndodhi në prill tv vitit 2017, duke thënë se kishin bërë mardhënie për 20 minuta, por me dëshirë të dyanshme. 23-vjeçari i tha gjykatësit se paditësja ishte e vetëdijshme dhe se i kishte thënë se është ”duke e shijuar” atë, raporton Zëri.

Ai, gjithashtu, qau në bankën e të akuzuarve, duke thënë se vajza në fjalë e bëri këtë akt me vetëdëshirë, por pas 20 minutash ishte ngritur duke i thënë se e kishte ‘përdhunuar’.

Ronaldo

Një arbitrazh civil për të mbyllur përfundimisht të ashtuquajturën “çështja Mayorga”, histori që u rishfaq nëntë vite më vonë nga momenti kur ndodhi, me personazhë modelen amerikane dhe CR7 në një suitë në Las Vegas. Dihej që palët do të luftonin kryesisht për çështje parimore (dhe para) dhe, meqë ra fjala, Ronaldo tashmë e ka marrë barrën më të madhe muaj më parë, kur u akuzua publikisht si përdhunues, edhe pse e dinte se nuk do të gjykohej për këtë vepër penale.

Related posts

PAS FITORES NDAJ ARSENALIT/ Guardiola: Ai ka lindur dhe do të vdesë me atë…

Delo.autor

NËSE SHKARKOHET ZIDANE/ Ja sa miliona euro do t’i kushtojë Realit

F.autor

“NËSE ADHURON FUTBOLLIN, ADHURON EDHE ATË”/ Casemiro: Nuk mund të ndalet

Delo.autor

Leave a Comment