Futboll La Liga Sport

NDESHJE DRAMATIKE/ Epoka e Xavit te Barcelona nis me fitore në derbi ndaj Espanyol

Barcelona ka fituar me rezultat minimal 1-0 derbin lokal ndaj Espanyolit të vlefshëm për javën e 14-të në La Liga, duke e nisur kështu me fitore epokën e trajnerit të ri, Xavi Hernandez.

Pas dy barazimeve dhe dy humbjeve në katër ndeshjet e fundit, Barcelona i është rikthyer fitores në kampionat dhe këtë pikërisht në debutimin e trajnerit të ri, Xavi, i cili u konfirmuar para disa ditësh si pasues i përhershëm i Ronald Koemanit të shkarkuar javë më parë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe dominim të Blaugranëve, të cilët krijuar shumë raste.

Por, edhe përkundër rasteve të mira, si goditjet e Sergio Busquets dhe Memphis Depay, shifrat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi dominimin dhe shpejt arriti të zhbllokoj rezultatin për t’ia lehtësuar vetes punën drejt fitores.

Pas vetëm tre minutave lojë në skenë doli Memphis Depay, i cili shënoi nga penalltia për epërsinë 1-0.

Barcelona gjeti golin edhe në minutën e 65-të me anë të Frenkie De Jong, por ky gol u anulua për pozitë jashtë loje.

Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur ta gjejnë cakun dhe në fund Barcelona iu gëzua fitores me rezultat 1-0.

Pas kësaj fitore, Barcelona ngjitet në pozitën e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Espanyoli në vendin e 11-të me 17 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blaugranat luajnë në udhëtim te Villarreali, ndërsa Espanyoli e pret Real Sociedadin.

Related posts

Çuditë e Arsenal-PSG/ Ozil firmos kartonin e verdhë, monedha zëvendësohet me një kartë krediti

Isa.Autor

DRITË JESHILE PËR MILANIN/ Fondacioni Elliott ka vendosur të investojë 

Isa.Autor

PAS FITORES SË SUPERKUPËS/ Ronaldo ka vendosur tjetër rekord ndaj Milanit

Delo.autor

Leave a Comment