Futboll Premier League Sport

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ West Ham i shkakton humbjen e parë Liverpool-it dhe i kalon në renditje

Më në fund Liverpuli i Jurgen Klop ka pësuar humbjen e parë në Premier Ligë. Redsat u mposhtën 3-2 në transfertë nga Uest Hemi në një sfidë spektakolare.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me një autogol të shkaktuar nga portieri Alison. Por Liverpuli reagoi dhe në minutën e 41-të, Aleksandër Arnold barazoi shifrat me një perle nga goditja e dënimit.

Në pjesën e dytë, Uest Hemi tundi dhe dy herë rrjetën në pak minuta, me Fornals dhe Zuma ndërsa Origi ngushtoi diferencën në minutën e 83-të, por vetëm kaq.

Uest Hem fiton dhe merr 3 pikë që i japin vendin e 3-të në Premier Ligë duke lënë pas Liverpulin me vetëm 1 pikë më pak.

Related posts

YJET E AMERIKËS/ Spektakël e gola të çmendur, MLS mëson finalistët (VIDEO)

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ SALAH bën realitet ëndrrën e tifozit të vogël sirian (VIDEO)

Isa.Autor

EKSOD TE PGS-JA/ Leonardo pret nga shitjet shumën e majme

Delo.autor

Leave a Comment