Futboll Seria A Sport

“DUAM TA RIFILLOJMË UDHËTIMIN…”/ Calhanoglu: Jemi shumë të karikuar. Scaroni: Ja çfarë pres nga sezoni i ri

Dje patëm një stërvitje të shkëlqyeshme, pas tri javësh pushim. Jemi të lumtur që jemi këtu, duam ta rifillojmë udhëtimin pikërisht ashtu siç e përfunduam sezonin e kaluar. Jemi shumë të karikuar”. Hakan Calhanoglu foli kështu në mikrofonat e televizionit të klubit kuqezi, në hyrje të qendrës sportive “Milanello”.“A jam lojtari më i mirë i muajit korrik në Serie A? Merita i shkon ekipit, të gjithë kemi punuar shumë mirë, – shtoi mesfushori turk. – Sidoqoftë, unë mund të luaj edhe më mirë, dua të vazhdoj të përmirësohem”.

Në këtë start të përgatitjeve për sezonin e ri foli edhe presidenti Scaroni: “Për stadiumin e ri jam optimist. Me administratën komunale kemi arritur një pikë mirëkuptimi. Nnuk është saktësisht ajo për të cilën kemi shpresuar, por e pranuam atë. Kryetari i bashkisë dhe mazhoranca e këshillit bien dakord të fillojnë me projektin, madje edhe kundërshtarët janë shprehur pozitivisht. Unë mendoj se shumica e forcave politike milaneze janë në favor të stadiumit të ri. Për ne është e rëndësishme. Të imagjinosh një Milan me 60-70 milionë të ardhura më shumë çdo vit, hap horizonte të reja për t’u kthyer në lavditë e së kaluarës”.

Scaroni pastaj foli për aspektin sportiv të kuqezinjve: “Çfarë pres për sezonin e ri? Do të isha i lumtur nëse Milani luan si në periudhën pas Covid-it. Në verë treguam një futboll të këndshëm, me rezultate shumë positive. Jemi një nga ekipet, që u paraqitëm më mirë. Ta nisim aty ku e lamë sezonin e kaluar. Mendoj se do të kemi stadiume të hapura (me tifozë) vetëm kur të dalë vaksina kundër koronavirusit. Askush nuk e kishte provuar ndonjëherë një situatë si kjo e shkaktuar nga Covid-19. Për sa kohë që nuk ka vaksinë, gjysma e zgjidhjeve mund të gjenden, por jo të kemi tifozët në shkallët e stadiumeve. Sidoqoftë, unë mendoj se para fundit të vitit, vaksina do të jetë gati. Prandaj jam optimist që stadiumet do të mbushen përsëri së shpejti”.

Related posts

Skënderbeu si ekip elitar, ja sa ndeshje ka zhvilluar deri tani

Sadik.Autor

Përballje dramatike në “Asllan Rusi”, Tirana përmbys Teutën

Sadik.Autor

NIS “REVOLUCIONIN” NGA “THEMELET”/ Milani i sezonit të ri nis nga ky emër i madh

Delo.autor

Leave a Comment