Futboll Seria A Sport

NDIZET ALARMI/ Jo vetëm Theo Hernandez, Milanit i mungon dhe mbrojtësi tjetër për sfidën ndaj Interit

Dëmtimet janë kthyer në një mallkim për Milanin. Teksa Mesias dhe Florenci kalojnë ditët e fundit në infermieri, nuk dihet ende kur do të rikthehet Ante Rebiç që vijon të vuajë një dëmtim misterioz në kavilje.

Nuk ka diagnoza dhe afate për kroatin, por në prag tëderbit, kuqezinjve u shtohet edhe një tjetër telash.

Ndaj Interit do të mungojë për shkak kartonësh Teo Hernandez, por ndoshta edhe zëvendësuesi i tij. Balo-Ture ka qenë mungesa që ka rënë në sy në stërvitjen e djeshme të Milanit dhe sot me gjasë as do të grumbullohet.

Problem i madh ky për Piolin që nuk ka asnjë mëngjarash që mund të luajë në prapavijë. Kjo mund të sjellë përdorimin, në rast nevoje, tëKalulusë që sivjet është aktivizuar dy herë në atë korsi

Related posts

KRISJE ME RONALDON/ Sulmuesi i Manchester United mund të largohet nga “Old Trafford”

Delo.autor

RUSI 2018/ Low përgatit ndeshjet sekrete, skuadra e U20 udhëton posaçërisht për një lojtar të Gjermanisë

Sadik.Autor

UZUNI-ZARAGOZA TËRBOJNË XAVI-N/ Granada i merr pikë mes kontestimesh. Atletico Madrid-Simeone zgjasin “martesën”

F.autor

Leave a Comment