Futboll Premier League Sport

NË KËRKIM TË NJË TRAJNERI/ Sheikët zgjedhin “timonierin’” e Newcastle, një i panjohur për projektin shumëmilionësh

Pas shumë emrash të përfolur e shumë refuzimesh, më në fund Njukasëlli ka zgjedhur trajnerin e ardhshëm.

Edi Hau është emri i zgjedhur nga sheikët si i besuari i projektit shumëmilionësh që pronarët e rinj kanë ndërmend të investojnë. 43-vjeçari është pa punë prej dy sezonesh pasi kaloi 8 vite në krye të Bërnmuthit.

Edi Hau pritet të jetë zëvendësuesi i Stiv Brus ku objektivi i vetëm dhe kryesori është shmangia e rënies nga kategoria. Mungon vetëm zyrtarizimi, pasi palët kanë gjetur akordin për një marrëveshje 2 vjeçare.

I fundit që refuzoi ‘’qymyrxhinjtë’’ ishte Unai Emeri, një trajner me eksperiencë që ka shkruar historinë në Europë, por vendosi të vazhdonte aventurën e tij te Vijareali. Edi Hau pritet të zyrtarizohet ditën e sotme, dhe të jetë në pankinë në sfidën ndaj Brajtonit që do të luhet pasditen e nesërme.

Related posts

E ardhmja në dilemë/ Dy yjet e Premier Leagues presin telefonatën e Real Madridit

Sadik.Autor

Zyrtare: Ky është vendimi i FA-së për incidentin në tunel mes Man United dhe Man City

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Inzaghi e do me patjetër në skuadër, Lazio më pranë Kumbullës

Delo.autor

Leave a Comment