Futboll Sport

NGA ANCELOTTI TEK MOURINHO/ Ish-mbrojtësi Cole: Ja çfarë kam mësuar nga këta trajnerë

Ish-mbrojtësi anglez Ashley Cole ka dhënë një intervistë interesante për Daily Mail.

Kanë qenë tre trajnerët që kanë lënë shenjë në karrierën e tij si futbollist.

Ancelotti: “Carlo ka qenë thelbësor në menaxhimin e lojtarëve, në njohjen e tyre. Ka organizuar seanca stërvitore në të cilat doje të ishte gjithmonë në fushë. Më ka bërë të ndihem shumë i sigurt, ka qenë shumë i gatshëm dhe kjo më ka ndihmuar të jap më të mirën nga vetja”.

Wenger: “Arsene ka lënë që mësimet t’i jepte loja. Duhet të them se kam mësuar shumë nga gabimet e mia”.

Mourinho: “Jose kishte plane loje befasuese për sa i takon detajeve dhe taktikës”.

Tani, Cole është në stafin e skuadrës U21 të Anglisë dhe shpreson që një ditë të ketë mundësinë e tij si trajner:

“Duhet të jem gati. Nuk kisha frikë kur luaja kështu që nuk kam frikë nga puna e trajnerit. Pasi kam vendosur të tërhiqem, fusha më ka munguar menjëherë dhe kam ndier se duhej t’i ktheja diçka mbrapsht botës së futbollit”.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Shpërthen Mourinho: United, një klub që nuk ka traditë

Q.Autor

E BUJSHME/ Shkëlqeu te Vitese, Çelsi i ofron kontratë 5-vjeçare Armando Brojës

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Chelsea-Liverpool. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment