Champions League Futboll Sport

NGA DËMTIMET E LOJTARËVE TEK CHAMPIONS/ Pioli i thotë të gjitha: Atletico shansi i fundit për kualifikim

Milanit do të luajë përballë Atletiko Madrid në një ndeshje decisive për kualifikimin në Champions. Në vigjilje të kësaj sfide ka folur dhe trajneri i kuqezinjtë, Stefano Pioli.  Tekniku foli për gjendej e ekipit, por dhe për kundërsharin e radhës.

Kundërshtari i radhës në Champions

“I kemi analizuar karakteristikat dhe lojtarët kundërshtarë. Do të jetë e lehtë që të gjejmë stimul. Është një shans i mirë për ne dhe ndoshta i fundit për të qëndruar në Champions Ligë. Skuadra është ndërtuar që të jetë e aftë të luajë në ccdo kompeticion. Kemi treguar që nuk jemi shumë larg ekipeve të mëdha. Duhet të japim 100 përqind”.

Gjendja e ekipit

“Romanjoli është gati, po ashtu si Florenci. Do të përpiqemi të rikuperojmë Tomorin, sepse ka një problem muskulor që nuk e lejon të luajë”.

Gabimi i Tatarushanut ndaj Fiorentinës

“Nuk gjykohet lojtari vetëm me një gabim. Ne humbëm në Firence sepse nuk ishim të saktë përballë portës. E dimë se çfarë duhet të bëjmë”, u shpreh tekniku.

Rotacion në sulm

“Kemi Ibrën, Zhirud dhe Leaon në këto ndeshje dhe duhet t’i menaxhoj. Çdo ndeshje ndikon sepse duam të jemi kompetitivë kudo. Atletiko ka një skuadër shumë cilësore dhe janë të zotë në kundërsulm”.

Milani do të luajë nesër kundër Atletiko Madrid në Champions. Ky është shansi i fundit për kuqezinjtë që të qëndrojnë në kompeticion dhe fitorja është detyrim.  Kuqezinjtë ndodhen në vendin e fundit në grupin B me vetëm 1 pikë, kurse Atletiko në vendin e tretë me 4 pikë të grumbulluara.

Ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Uanda Metropolitano’ të Madridit.

RENDITJA NË GRUPIN B

Related posts

“MAGJIA” VJEN NGA PORTUGALIA/ Shikojeni dhe shijojeni golin e “ÇMENDUR” nga porta në portë (VIDEO)

Delo.autor

SHKËLQEU ME DORTMUNDIN/ Real Madrid bën gati 67 milion euro për këtë mesfushor

Isa.Autor

Rivalët e skuadrave mbarëshqiptare në kupat e Europës

Sadik.Autor

Leave a Comment