Futboll La Liga Sport

NGA SHQIPËRIA NË ISLANDË/ Real Madrid pelegrinazh në Europë. Me Gramozin mbeti pa drita (VIDEO)

Reali i Madridit mbetet “mbreti” i padiskutueshëm në Europë, teksa “Loz Blancos” numërojnë plot 13 tituj në Ligën e Kampioneve në historinë e tyre. Një shifër e jashtëzakonshme. Për të arritur deri këtu, madrilenët kanë bërë miliona kilometra anekënd Europës. Në historinë e tyre, ata kanë luajtur në 37 vende të ndryshme në Europë në Ligën e Kampioneve.

Por ka edhe vende të cilat janë të pashkelura prej gjigantëve të Madridit. Janë 18 vende ku Reali nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare në Champions. Këtu përfshihen edhe vendi ynë, por dhe Moldavia. Këtë të fundit, Reali do ta shtojë në hartën e vet më 24 nëntor kur do të bëjë vizitë në Tiraspol.

KUR NDESHEJ ME GRAMOZIN – Reali nuk ka luajtur ndonjë ndeshje zyrtare në vendin tonë. Por Tirana është shkelur nga “Los Blancos”. Ronaldo e Kaka me shokë zbarkonin në një mbrëmje të ftohtë janari të vitit 2010 për t’u përballur në një miqësore me Gramozin e Ersekës. Më 20 janar, më saktë dy ekipet do të përballeshin në trofeun “Taçi Oil”. Një takim që do të mbahet mend për faktin se u mbyll 1-2 për madrilenët me gola të Daniel Xhafajt për Gramozin dhe Kakasë e Benzemasë për Realin.

Më së shumti për skandalin me ndriçimin në stadiumin “Qemal Stafa”. Për afro një orë e gjysmë, lojtarët dhe stafi i Realit qëndronin të strukur në dhomat e errëta të “Qemal Stafës” për shkak të një avarie në sistemin e ndryshimit në stadium në fundin e pjesës së parë. Për këtë incident, policia filloi një hetim duke arrestuar 25 persona si të dyshuar. Mes të dyshuarve, ishin edhe pjesëtarë të stafit të mirëmbajtjes së stadiumit, si dhe punonjës të OSSH-së. Kjo e fundit shpjegoi se arsyeja e ikjes së dritave kishte ardhur nga mbingarkesa në transformator.

Related posts

VAZHDOJNË POLEMIKAT PËR BALE/ Shikoni si tifozët e Uellsit tallen keq me Real Madridin (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Shërohet futbollisti shqiptar i infektuar me COVID-19 (EMRI)

Delo.autor

PËRJASHTIMI I 23 FEDERATAVE/ Reagon zyrtari i KOKSH: Po punojmë me transparencë, e vërteta është që…

Delo.autor

Leave a Comment