Futboll Sport

NGA XHAKA TE POGBA/ 8 lojtarë që shkëlqejnë me kombëtaret por vuajnë me klubet

Edhe pse shansin për të luajtur me kombëtaret, lojtarët e fitojnë nga performanca e tyre me klubet, disa shkëlqejnë më shumë kur veshin fanellën e vendit të tyre.

Mundësia për të përfaqësuar vendin tënd, nuk krahasohet me “detyrën e përjavshme” për të luajtur me klubin.

Kjo ndjesi ndonjëherë i jep më shumë adrenalinë disa lojtarëve.

Lukas Podolski

Duket e pabesueshme por Lukas Podolski luan ende futboll. Ai përfaqësoi Gjermaninë në rang kombëtar në 130 ndeshje, ku shënoi 49 gola. Edhe pse në rang klubi nuk e gjeti kurrë veten, me kombëtaren gjithmonë ka shkëlqyer.

Paulinho

Eksperienca e tij në Europë nuk ishte ajo që pritej, por mesfushori la shenjën e tij në triumfin e Kupës së Konfederatave në vitin 2013 me Brazilin. Një hat-trick ndaj Uruguay-t nuk harrohet lehtë.

Paul Pogba

Rikthimi i Paul Pogba tek Manchester United është larg pritshmërive. Ndeshjet e tij nuk tregojnë qëndrueshmëri të një niveli të lartë. Megjithatë kur vesh fanellën e Francës, ai shfaq një fytyrë tjetër. Ka qenë lojtar kyç në triumfet më të mëdha të Francës.

Sergio Romero

Numri 1 i Argjentinës ka qenë për shumë kohë titullar dhe e ka mbrojtur me nder vendin e tij, megjithatë nuk mund të thuhet e njëjta gjë në karrierën me klubet.

Miroslav Klose

Nuk kishte si të mungonte një nga golashënuesit më të mirë të Gjermanisë. Ai ishte gjithmonë aty për të dërguar topin në rrjetë me fanellën gjermane. Në 137 ndeshje, shënoi 137 gola. Përvoja e tij me Bayern dhe Lazio-n, nuk ishte ajo e pritura.

Granit Xhaka

Përvoja e shqiptarit Xhaka tek Gunners ka irrituar fansat e Arsenalit që prej 2016. Gjithmonë e shohin me dyshim, e vërshëllejnë dhe e kritikojnë. Por vendi i tij tek Kombëtarja e Zvicrës është i padiskutueshëm.

Fabio Grosso

Ky i fundit do jetë gjithnjë në zemrën e italianëve pas performancës së tij në Kupën e Botës 2006, kur u shpallën kampionë. Ai shënoi golin surprizues në kohën shtesë kundër Gjermanisë në gjysmëfinale.

Asamoah Gyan

Asnjë lojtar nuk i ka dhënë kombëtares ganeze sa Asamoah Gyan. Megjithatë karriera e tij në klube nuk ka qenë dhe aq impresive.

Related posts

Katër vite nga “DRONI Autochthonous”/ Një arsye më tepër për t’u kthyer me fitore nga IZRAELI 

Isa.Autor

NDALOHEN DUSHET DHE FESTIMET/ Mjekja e FSHF: Si do të ndryshojë futbolli shqiptar

Delo.autor

Hazard s’mjafton/ Liverpool shpëton në fund falë GOLIT UNIKAL të…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment