Futboll Kategoria Superiore Sport

NOTAT E SUPERIORES/ Dy pretendente për titull janë ngelëse, Dinamo bën edhe më keq

Ndeshjet e javës së 8 në Superiore kanë dhuruar disa rezultate shumë interesante, duke konfirmuar forcën e disa skuadrave, por edhe luhatjet e të tjerave. Derbi tregon ekstremet e paraqitjeve të kësaj jave, në notat që kanë merituar ekipet sipas :Panorama Sport”:

TIRANA 8 – Ndryshim i çmendur i bardhebluve në një hark kohor prej tri ditësh, nga humbja në Kupë te fitorja 4-0 në kampionat. Përjashto 20 minutat e para, kur loja ishte në ekuilibër, skuadra e Shehit dominoi totalisht ndaj Dinamos. Krijoi raste pa fund dhe mund të kishte shënuar më tepër se 4 gola. Xhixha dhe Seferi treguan një formë të shkëlqyer, ndërsa mungesat e Ngosë dhe Tolit nuk u ndien. Tirana marshon në krye, duke qenë plot 6 pikë para nga ndjekësi më i afërt.

LAÇI 8 – Skuadrës i ka bërë mirë qetësia që reflekton Mirel Josa në pankinë dhe të dielën arriti fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke mundur as më shumë dhe as më pak, por kampionët në fuqi të Teutës. Një lojë bindëse dhe triumf plotësisht i merituar, me një Mazrekaj fantastik dhe Guindonë që vazhdon të shënojë.

SKËNDERBEU 7 – Më në fund tri pikë për korçarët. Skuadra e Memellit mposhti Kukësin, duke bllokuar pikat më të forta të verilindorëve dhe merituar fitoren 2-1. Shumë grintë dhe dalje të shpejta në sulm, me Berishën dhe Mensah që rikthehen të frikshëm për çdo mbrojtës.

PARTIZANI 7 – Duhet të kalonin 165 ditë që të kuqtë të festonin fitoren e parë në kampionat. Ekipi i Ilir Dajës tregoi “dhëmbët” ndaj Kastriotit, duke i dhënë një shkelm krizës së rezultateve. Musta dhe Rrapaj u bënë protagonistë të golave, por ajo që ngrohu më tepër këtë herë ishte vendosmëria e skuadrës për të dalë me tri pikë nga fusha.

EGNATIA 6 – Mos e quani më surprizë! Skuadra rrogozhinase po i bind të gjithë javë pas jave. Ndaj Vllaznisë e nisi me një supergol të Isenit, por gafa e portierit Puja ua prishi planet për të marrë tri pikë. Megjithatë, një barazim me shkodranët është OK për ekipin e Maganit.

VLLAZNIA 5.5 – Rezultatet e çmendura ndaj Laçit dhe Dinamos u harruan shpejt, pasi prej tri ndeshjesh radhazi kuqeblutë e Brdariçit nuk dinë të fitojnë. Në Rrogozhinë shfaqën të njëjtat probleme, me disa lojtarë jashtë forme, por edhe shumë nerva. Gjesti i Liridon Latifit pas zëvendësimit e përmblodhi gjithë situatën në kampin shkodran.

KASTRIOTI 4 – Një ekip që lufton shumë në të gjithë sektorët e fushës, por mungesa e cilësisë në sulm bën që të penalizohet jo pak. Krutanët e kishin në dorë lojën, mirëpo nuk morën dot pikë ndaj Partizanit.

TEUTA 4 – Kampionët janë jashtë forme dhe ajo që shqetëson shumë në këtë moment janë golat e pësuar. Në Laç skuadra krijoi pak dhe në fund meritoi humbjen ndaj një kundërshtari që dominoi në lojë.

KUKËSI 4 – Ishte pa busull në Korçë dhe për më tepër futi “ujë” në mbrojtje. Pësoi gola naivë, aq sa detyroi trajnerin Longo të deklaronte se në fushë dukej sikur ishte një skuadër fëmijësh.

DINAMO 3 – Oshilacione të frikshme nga ndeshja në ndeshje. Mbrojtja bëhet problem madhor, me gafa qesharake në derbi. Synimet madhore rrezikojnë të kthehen në “bumerang” për blutë këtë sezon.

Related posts

Championsi nuk ka mbaruar. Ja si ta luani ndeshjen Totenham – Juventus

Q.Autor

SFIDA NDAJ UKRAINËS PËR “KATAR 2022″/ Trajneri Deschamps: Kam 26 titullarë në dispozicion, është bukur të jesh i dyzuar për…

Delo.autor

SADIKU FITON GJYQIN/ Erzurumspor duhet t’i japë sulmuesit të Kombëtares shumën e majme

Delo.autor

Leave a Comment